Borussia Dortmund do të humbasë këtë verë një nga yjet e rinj të skuadrës. Mediat gjermane kanë zbuluar se djaloshi 20-vjeçar që ndiqet me shumë interes nga klubet më të mëdha europiane, Jamie Gittens, ka dorëzuar kërkesën e largimit gjatë verës.
Futbollisti ka luajtur 42 ndeshje me Borussia Dortmund në këtë sezon dhe mendohej se do të ishte ylli i ri i skuadrës, duke ngjetur rrugën e britanikëve të tjerë që kanë qenë në të kaluarën pjesë e kësaj skuadre si Sancho apo Bellingham. Por djaloshi i afruar nga akademia e Manchester Cityt në vitin 2020, humbi vendin në rreshtim me emërimin e Niko Kovac në pankinë, pasi ky i fundit nuk luan me anësorë tipik në skemën 3-5-2.
Kështu që, Gittens ka kërkuar largimin në verë dhe në klub me shumë mundësi do ia lejojnë, ndonëse ai ka një kontratë me ta deri në vitin 2028. Në gjysmë të sezonit Borussia kërkonte 100 milionë euro për të, por tashmë vlerësimi i tij ka rënë rreth 60 milionë euro, me shumë klube angleze të gatshme ta paguajnë këtë shifër për djaloshin britanik./ D.C