“Ringjallet” ujku/ I zhdukur mijëra vite më parë, rikthehet falë modifikimit gjenetik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kompani bioteknologjie në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e quajtur Colossal Bioscience ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm shkencor duke rikrijuar tri ujqër, specie të cilat ishin zhdukur 13 mijë vite më parë.

Këta ujqër njihen me emrin “Ujku i tmerrshëm” ose “Ujku Lashtë” nga Seriali Game of Thrones.

Sipas Neë York Times, projekti nisi në vitin 2021, kur shkencëtarët arritën të nxirrnin ADN nga fosilet e Ujqërve të Antarkikut, të cilët u zhdukën rreth 13,000 vjet më parë. Në vitin 2023, kompania Colossal vendosi të fokusohej te këta ujqër për shkak të ngjashmërisë së tyre me qentë dhe ujqërit e sotëm. ADN-ja që u përdor erdhi nga dy burime, një dhëmb i vjetër 13,000-vjeçar nga Shteti i Ohajos si dhe një kafkë e vjetër më shumë se 72 mijë vite nga Idaho .

Pas analizave gjenetike, u vërtetua se Ujqërit e Lashtë  kishin lidhje të afërta me ujqërit, çakejtë dhe qentë e egër që jetojnë edhe sot. Me ndihmën e kësaj ADN-je, shkencëtarët modifikuan 20 gjene të ujkut gri për t’i dhënë atij pamjen dhe karakteristikat e Ujqërve të Antarkikut. Në fund, për shkak të problemeve që disa mutacione shkaktonin te kafshët si shurdhimi dhe verbëria ata përdorën vetëm 15 gjene të modifikuara.

Këto gjene u përdorën për të krijuar embrione, të cilat u vendosën për t’u rritur në barkun e një ujkonje që u përdor si kafshë surrogate. Rezultati i këtij eksperimenti shkencor ishin tri ujqër të rinj, dy meshkuj dhe një femër të quajtur, Romylos, Romos dhe Kalisi.

Ata kanë tipare të ngjashme me Ujqërit e Antarkikut: trup të madh, gëzof të dendur dhe me ngjyrë të çelët. Këta ujqër do të qëndrojnë në një perimeter të kontrolluar dhe nuk do të lirohen në natyrë, por lindja e tyre përfaqëson një hap të madh në shkencë.

Lexo edhe :  Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo teknologji mund të ndihmojë në të ardhmen për të shpëtuar specie që janë në rrezik zhdukjeje, si ujku i kuq i Karolinës së Veriut./e.t

Të fundit

Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë vjen ‘Roma Romale 2025’

Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë në Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”. Aktiviteti ka bërë...

Ngjarje e rëndë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë! 30-vjeçarja plagos dy paciente

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin spikiatrik në Tiranë, ku një paciente 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente...

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas...

Ja si duhet ta nisni ditën gjatë stinës së pranverës

Me ardhjen e pranverës, gjithçka nis të marrë jetë: natyra gjallërohet, dielli ngroh më shumë dhe dita zgjatet. Është koha perfekte për të "rilindur"...

Rama surprizohet nga legjenda e Juventusit, i dhuron fanellën me numrin 5

Teksa u ngjit në podium për të marrë fjalën në takimin me emigrantët në Milano, kryeministri Rama u befasua nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe...

Lajme të tjera

Web TV