Zgjedhjet e 11 majit, Kreshnik Spahiu: Gabimi historik i partive të reja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘5 pyetjet’, u ndal edhe tek përçarja e Partisë Demokratike.

Spahiu tha se janë 27 partitë të reja që janë krijuar që nga viti 1992 si pasojë e përçarjes së Partisë Demokratike.

“Në 2005 kishim në mazhorancë të përçarë sepse socialistët kishin ndarë partinë në atë të Fatos Nanos dhe LSI të Ilir Metës, Meta ndahej nga PS dhe ishte partia demokratike që kishte grumbulluar spektrin kritik dhe Berisha në 2005 ishte lideri i opozitës jo vetëm kryetar i PD. Kishim një opozitë të bashkuar dhe një mazhorancë të përçarë dhe përçarja e PS çoi në rotacion. Sot kemi një situatë tjetër nëse në 2005 Berisha mblodhi 50 personalitete dhe ata ishin imazh i ri dhe kritikët si Genc Ruli, Arben Imami, u futën në një ombrell, sot këta 50 veta që ishin elita që e sollën në pushtet PD janë kundërshtar të PD dhe janë eleminuar nga politika. Janë krijuar 27 parti të PD nga viti 1992. Po ky është koncepti i pluralizmit shumë parti, është e ligjshme të jesh kundër PD dhe PS”, tha ai.

Teksa u ndal tek partitë e reja, Spahiu tha se kanë bërë gabim historik që nuk u bënë bashkë në këto zgjedhje.

“Partitë e reja, kanë bërë një gabim historik që ata nuk u bashkuan bashkë, kjo do të jetë në dëmin e tyre dhe në të Shqipërisë. Partitë e reja që janë sot do merrnin 25 deputet dhe do ishin një grup i fuqishëm”, tha ai./   S,M

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV