Basha padit në SPAK kandidatin e PD në Durrës, Arian Ndoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka depozituar një kallëzim në SPAK kundër kandidatit të Sali Berishës për deputet në Durrës, Arjan Ndoja. Sipas kallëzimit, Ndoja dyshohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “kanosje ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, duke ushtruar presion ndaj qytetarëve për të mos votuar për partitë e tjera dhe duke kërcënuar ata me lidhje të pretenduara me botën e krimit.

Koalicioni kërkon që SPAK të nisë hetimet dhe të mbrojë integritetin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar si të papranueshëm ndikimin e grupeve kriminale në procesin zgjedhor. Ata gjithashtu bëjnë thirrje për veprime të shpejta dhe të vendosura nga Prokuroria e Posaçme.

Kujtojmë se Arian Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit. Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme./E.S

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV