Platforma e prenotimeve të udhëtimeve Omio ka bërë disa kërkime në qytetet europiane, ku të ngrënit jashtë ka kosto të lira. Ata studiuan koston mesatare të një vakti, një kapuçino dhe birrës vendase dhe të importuar, për të krijuar renditjen e tyre – dhe ka disa vende vërtet të lira në listë.
Në krye të listës është Prishtina në Kosovë, ku një vakt kushton mesatarisht 4.18 £, nj birrë vendase është vetëm 1.67 £ dhe një kapuçino kushton 1.02 £. Në fakt, ajo u mund vetëm në një nga këto kategori – birra lokale në Minsk, Bjellorusi kushton vetëm 94 p. – por secili vend në top 10 ofron një vakt për më pak se 10 £.
Edhe Tirana përfshihet në renditjen e qyteteve më të lira, përkatësisht në vendin e dhjetë.
Në anën tjetër të shkallës, Oslo renditet si qyteti më i shtrenjtë për ushqim dhe pije në Europë. Një vakt kushton mesatarisht 20,30 £, një birrë vendase 8,83 £ dhe një kapuçino 3,70 £. Vaduz, Reykjavik, Kopenhagen dhe Berna përfundojnë pesë qytetet më të shtrenjta për ushqim.
Qytetet më të lira për ushqim dhe pije:
Prishtinë, Kosovë
Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë
Shkup, Maqedonia e Veriut
Kishinau, Moldavi
Minsk, Bjellorusi
Podgoricë, Mali i Zi
Pragë, Çeki
Budapest, Hungari
Sofje, Bullgari
Tiranë, Shqipëri
Qytetet më të shtrenjta për ushqim dhe pije:
Oslo, Norvegji
Vaduz, Lihtenshtajn
Reykjavik, Islandë
Kopenhagë, Danimarkë
Bernë, Zvicër
Monako
Dublin, Irlandë
Helsinki, Finlandë
Amsterdam, Holandë
Qyteti i Luksemburgut, Luksemburg/E.S