Shehaj prezanton programin e tij për ujësjellësin: Ja si do kursejmë 1 mld euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dalë me një propozim për shkurtimin e shpenzimeve të shtetit për administratën publike, duke e cilësuar këtë si një nga mënyrat më efikase për të lehtësuar barrën fiskale mbi qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj vuri në qendër të kritikës UKT-në, ndërmarrjen publike që menaxhon ujin në kryeqytet.

“Shembulli më flagrant i shpërdorimit të taksave është UKT-ja. Shihni zyrat e saj, janë të tejfryra, me 1300 punonjës dhe një kosto prej 40 milionë euro në vit për qytetarët. Për një shërbim që është skandaloz”, thaShehaj.

Ai theksoi se administrata publike ka një kosto prej 8.2 miliardë euro në vit për buxhetin e shtetit dhe se me një reformim të thellë dhe modernizim të saj, mund të kursehen të paktën 1 miliard euro.

“Shumica e bizneseve po kalojnë online, ndërsa shteti ende mban struktura të fryra, zyrat e mëdha dhe shpenzime të panevojshme. Dua thjesht të kursej paratë e qytetarëve,” u shpreh kreu i Partisë Mundësia.

Shehaj kërkoi që fokusi i qeverisjes të zhvendoset nga fryrja e administratës dhe mbajtja e militantëve në punësim, drejt eficiencës, teknologjisë dhe uljes së kostove për taksapaguesit shqiptarë./k.k

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV