Zgjedhjet e 11 Majit/ OSBE: Ndërmerrni veprime për të luftuar krimet zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuan një tryezë teknike me synimin forcimin e kapaciteteve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Takimi, ku morën pjesë prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe organizata kyçe të shoqërisë civile, shërbeu si një forum për të nxitur dialogun e drejtpërdrejtë dhe të hapur midis organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet dhe institucioneve përkatëse.

Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi aspekte të ndryshme të krimeve zgjedhore, duke theksuar nevojën për veprim të bashkërenduar midis të gjithë aktorëve: institucioneve shtetërore, veçanërisht atyre të ngarkuara me hetimin dhe ndjekjen penale, organizatave të shoqërisë civile, medias dhe publikut të gjerë.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, vlerësoi përpjekjet ndërinstitucionale për të luftuar shkeljet zgjedhore, duke theksuar marrëveshjen e fundit të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kjo tryezë zhvillohet në një moment vendimtar, vetëm një ditë përpara fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Integriteti zgjedhor është në themel të çdo shoqërie demokratike. Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, përgjegjshmëri, transparencë dhe një angazhim të palëkundur ndaj sundimit të ligjit”, tha Tarran.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha:

“Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore duhet të tregojnë një angazhim serioz gjatë procesit zgjedhor në kryerjen e hetimeve të shpejta dhe gjithëpërfshirëse. Njëkohësisht, është e rëndësishme sigurimi i transparencës në raport me median dhe publikun në lidhje me rezultatin e këtyre hetimeve”.

Në hapje të takimit folën edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Lexo edhe :  Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Përfaqësues të Institutit për Studime Politike, KRIIK-ut, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe BIRN Albania ndanë gjetjet, vëzhgimet dhe rekomandimet e tyre për të mbështetur më mirë prokurorët dhe policinë gjyqësore në trajtimin e krimeve zgjedhore.

Tryeza teknike u organizua si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia./E.S

Të fundit

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së/ Turizmi dhe ndërtimi në rritje, bujqësia në rënie!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, doli sot në një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare. Ai u shpreh se ekonomia,...

Ndahet nga jeta farmacisti shkodran! Deputeti: Ishte njeri me vlera

Farmacisti i nderuar Kolec Daja, një prej figurave më të përkushtuara të farmacisë shqiptare ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 6 gusht. Ai ka mbyllur...

Përmbytje shkatërruese/ Vendi ‘mbërthehet’ nga stuhitë, mbi 100 persona të zhdukur

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi u përmbytën rrugë dhe ndërtesa, shkruan BBC. Më shumë se 100 persona rezultojnë të...

Pamje apokaliptike nga Franca! Zjarret përpijnë një zonë sa Parisi

Në Francë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në jug të vendit. "Një zonë me madhësinë e Parisit është në flakë", thanë autoritetet. Pamjet janë gati...

NATO miraton dërgimin e armëve, Rusia bombardon kampin ukrainas

NATO ka filluar koordinimin e dërgesave të rregullta të armëve në Ukrainë, pasi Holanda tha se do të ofrojë pajisje të mbrojtjes ajrore, municione...

Lajme të tjera

Web TV