Irani kërkon marrëveshje “të vërtetë dhe të drejtë” me SHBA për programin bërthamor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani kërkon që të arrihet një marrëveshje “e vërtet dhe fer” me Uashingtonin për programin e tij bërthamor, tha një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Uashingtoni dhe Teherani do të takohen në fundjavë në Oman për të diskutuar për programin bërthamor iranian, duke synuar që të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje.

Muajin e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, i shkroi një letër Khameneit, duke i bërë thirrje për negociata dhe duke paralajmëruar për mundësinë e një veprimi ushtarak në rast të refuzimit nga Irani.

Teherani synon një marrëveshje të vërtet dhe fer. Janë gati propozimet e rëndësishme dhe të zbatueshme”, tha këshilltari i Khameneit, Ali Shamkhani përmes një postimi në X.

Ai konfirmoi se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, është nisur për në Oman dhe se ka “autoritetin e plotë për negociata indirekte me Amerikën”, duke shtuar se nëse Uashingtoni shfaq vullnet të mirë, rruga përpara mund të jetë “e lehtë”.

Para bisedimeve, Trump ka përsëritur se një veprim ushtarak është i mundur, nëse bisedimet dështojnë.

Irani u përgjigj duke thënë se Teherani do të dëbojë inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara, duke nxitur një paralajmërim tjetër nga SHBA-ja se një gjë e tillë do të përbënte përshkallëzim.

Irani vazhdimisht ka mohuar se synon të krijojë armë bërthamore.

Më 2015, Irani arriti marrëveshje me fuqitë bërthamore, që mundësoi lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit. Por, më 2018 Trump u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione. Më pas, Irani nisi të shkelte kufizimet e parapara në marrëveshje./k.k

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV