Rama: Me pasaportën europiane, Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e grave dhe vajzave, ka theksuar rëndësinë e pasaportës europiane për qytetarët shqiptarë.

Ai theksoi se, me pasaportën e BE-së, Shqipëria do të jetë sa Europa dhe Europa sa Shqipëria, duke ofruar mundësi të barabarta për lëvizje dhe mundësi profesionale. Rama foli për mundësinë që shqiptarët të udhëtojnë dhe të punojnë në çdo shtet të BE-së, duke përfituar nga sigurimet shoqërore dhe pensionet.

Ai gjithashtu theksoi mundësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në institucionet europiane si Komisioni Europian dhe Parlamentin Europian, duke i dhënë më shumë mundësi qytetarëve shqiptarë për të kontribuar në nivel ndërkombëtar.

Edi Rama: Me pasaportën europiane, Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria. Me këtë pasaportë, mund të shkosh në Amsterdam njësoj sikur të shkosh në Shkodër, mund të shkosh në Lisbonë, në Kopenhagen apo ku të duash. Edhe studentët shqiptarë nuk do jenë më studentë të huaj në universitetet e BE-së.

Me atë pasaportë, çdo shqiptar mund të tentojë të punojë në çdo vend dhe të përfitojë të njëjta sigurime shoqërore të atij shteti ku punësohet në Bashkimin Europian. Kemi nisur të negociojmë me Greqinë që shqiptarët të përfitojnë pensionet për punën që kanë bërë në shtetin fqinj. Ju them emigrantëve, se nëse Shqipëria do hyjë në BE, pensionet e tyre do njihen kudo ku kanë punuar. Me pasaportën e BE-së mund të konkurrosh në Parlamentin Europian, Shqipëria do ketë përfaqësuesit e vet në Komisionin Europian. Shqipëria në Europë është amanet i vjetër i shqiptarëve. Ne si PS dorëzuam shpatën e drejtësisë tek drejtësisë. Me hyrjen në BE, do të marrim më tepër grante dhe fonde./k.k

Të fundit

Daljet e reja në pension, ISSH: Si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

Tashmë, mungesa e librezës së punës nuk është më një pengesë për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Instituti i Sigurimeve...

A e dini se Shkodra mund të bëhej kryeqytet i Shqipërisë?/ Çka ndikoi që të mos bëhej?

Më 23 maj të vitit 1924, në Kongresin e Durrësit, Mustafaj Kruja propozoi që qyteti i Shkodrës të bëhej kryeqyteti i vendit. 26 deputetë të...

Gati të plasë “bomba” nga SHBA dhe SPAK në politikë/ Ngjela nxjerr të pathënat

Po afrohet një furtunë e madhe në politikën shqiptare. Pas më shumë se tri dekadash korrupsion galopant dhe zhvatje të pasurisë publike, “bomba” pritet...

Rritet numri i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, merren masa emergjente

Italia po përballet me një përhapje në rritje të virusit të Nilit Perëndimor, me nëntë viktima të konfirmuara deri më tani, pesë prej të...

Parkoi gabim dhe bllokoi zjarrfikësen, gjobë dhe procedim penal për 22-vjeçarin

Parkimi i gabuar në rrugët e Himarës i ka kushtuar shtrenjtë një 22-vjeçari nga Tirana, i cili është proceduar penalisht. I riu me mjetin e...

Lajme të tjera

Web TV