Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në fundin më të largët dhe më të paarritshëm. Studiues nga Instituti Helmholtz i Gjermanisë, në bashkëpunim me Qendrën Helenike për Kërkime Detare (HCMR), zbuluan në thellësinë e njohur si Kalipso, në Detin Jon pranë Greqisë, më shumë se 5.100 metra nën nivelin e detit, një sasi tronditëse mbeturinash.

Gjatë zhytjes me robotë të telekomanduar (ROVs), u identifikuan 167 objekte të dukshme në fundin detar, nga të cilat 148 ishin mbetje njerëzore: qese plastike, kanoçe të ndryshkura, copa tekstilesh, shishe qelqi. Në disa zona, mbetjet ishin grumbulluar në mënyrë të organizuar, duke sugjeruar se mund të jenë hedhur me qëllim nga anije tregtare apo peshkimi.

“Është një dëshmi e qartë se nuk ka më asnjë cep të oqeanit që nuk është prekur nga njeriu”, deklaroi studiuesja Antje Boetius, drejtoreshë e Institutit Alfred Wegener dhe pjesë e ekspeditës.

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Deti Mesdhe, ndonëse mbulon më pak se 1% të sipërfaqes oqeanike globale, mban mbi 7% të ndotjes me plastikë në botë, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Si një det pothuajse i mbyllur, me dalje të kufizuara në Oqeanin Atlantik dhe me një popullsi të dendur në brigje, Mesdheu kthehet në një kurth natyror për mbetjet.

Studiuesit theksojnë se mbeturinat nuk nxirren në brigje apo plazhe turistike – përmes rrymave detare dhe gravitetit, ato përfundojnë në thellësi. Aty, për shkak të temperaturës së ulët dhe mungesës së dritës, plastika dekompozohet shumë ngadalë dhe mund të mbetet për shekuj me radhë, duke dëmtuar habitatet e faunës detare.

Lexo edhe :  Edhe mbi letërsinë, Rusia ka shpallur luftë. Shihni çfarë po ndodh dhe merrni masa

Shkencëtarët vunë re shenja të qarta se një pjesë e mbetjeve ishin hedhur qëllimisht nga anijet. Kjo ndodh shpesh për të shmangur kostot e përpunimit të mbetjeve në port. Megjithëse traktati ndërkombëtar MARPOL ndalon hedhjen e mbetjeve në det, zbatimi real i këtij ligji është i dobët.

Pas publikimit të studimit, organizata ambientaliste si Greenpeace dhe Oceana kërkuan masa të menjëhershme. Ata propozojnë ndalimin total të çdo aktiviteti ndotës në zonat më të thella të Mesdheut. /e.t

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV