Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë përuruar të shtunën pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, në përpjekje për ta lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve mes dy vendeve fqinje duke hequr kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë.

Ministritë e Brendshme të dy vendeve arritën marrëveshje vitin e kaluar për kontrolle të përbashkëta kufitare, e cila u përurua të shtunën në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.

Pika kufitare në Bllacë është përballur me kolona të gjata në të dy anët e kufirit, për shkak të ndalesave dhe kontrolleve në të dyja anët e kufirit.

Por, nga tani, për udhëtarët nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas do të ketë vetëm një ndalesë dhe një kontroll kufitar. Kosova i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Kryeministri Kurti tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

“Pritjet e tyre në anët e kufirit do të kufizohen dhe do t’i kontribuojë rritjes ekonomike të vendeve tona, si dhe shkëmbimit tregtar”, tha Kurti.

Mbi 5 milionë qytetarë kaluan në tri pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, sipas Kurtit.

“Kjo shifër dëshmon për lidhjet me njerëzve tanë por edhe nevojën për lëvizje të lrië dhe të shpejtë të qytetarëve dhe mallrave. Gëzohemi që nga tani policët tanë do të punojnë krah për krah njëri-tjetrit”, tha ai.

Qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Lexo edhe :  “Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Kryeministri maqedonas Mickoski tha se hapja e pikëkalimit të përbashkët mes Kosovës dhe vendit të tij është e bashkëpunimit të mirë fqinjësor.

“Sot dëshmojmë këtu se kufiri nuk duhet të jetë mur, por kufiri mund dhe duhet të jetë ura jonë e përbashkët, urë e cila i lidh njerëzit, idetë dhe mundësitë. Ky kufi deri sot ishte një lloj pengesë, por nga sot bëhet simbol i modernitetit, integrimit dhe maturisë rajonale”, tha ai./REL/E.S

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV