Trump përjashton celularët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata e Presidentit Donald Trump ka përjashtuar telefonat inteligjentë dhe kompjuterët nga tarifat reciproke të vendosura për importet kineze.

Masa vjen pas shqetësimeve nga kompanitë e teknologjisë amerikane se çmimi i pajisjeve elektronike mund të rritet ndjeshëm, pasi shumë prej tyre prodhohen në Kinë.

Përjashtimet përfshijnë gjithashtu pajisje dhe përbërës të tjerë elektronikë, duke përfshirë gjysmëpërçuesit, mikroçipet dhe kartat e memories.

Nuk është e qartë nëse importet e teknologjisë nga Kina do të goditen nga tarifa 20% që nuk ishte pjesë e tarifave reciproke të shpallura më 2 prill.

Disa vlerësime sugjeronin se çmimet e iPhone dhe mallrave të tjera elektronike në SHBA do të rriteshin tre herë nëse kostot e tarifave do t’u kalonin konsumatorëve.

Trump kishte planifikuar një mori tarifash të larta për vendet në mbarë botën që do të hynin në fuqi këtë javë.

Por të mërkurën, ai ndryshoi shpejt kursin, duke njoftuar se do të zbatonte një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta të SHBA – përveç Kinës – tarifat e së cilës ai i ngriti në 145%./e.t

Të fundit

“Mes viktimave ishte dhe një foshnje”, Zelensky reagon pas sulmit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në...

Humbën rrugën duke eksploruar “Shpellën e Pëllumbasit”,policia shpëton 2 turistë gjermanë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë për gjetjen dhe vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit...

Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar/ FSHF dënon ngjarjen në Bosilegrad të Serbisë

Federata Shqiptare reagoi ndaj ngjarjes së turpshme të ndodhur në 6 prill në Bosilegrad të Serbisë në sfidën mes Mladost dhe KF Tërnocit. Atë ditë...

Muaji i mjaltit drejt fundit/ Trump-Musk, 10 ditët që futën në krizë dyshen e çuditshme

Megjithëse tarifat janë një pikë qendrore e agjendës së Trump, Musk është përpjekur të përdorë rolin e tij të privilegjuar si “shoku i ngushtë”...

Sudani njohu Kosovën si shtet të pavarur, reagon Serbia: Rishqyrtoni vendimin

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka shprehur shqetësimin pas vendimit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas mediave serbe, ministria thekson se...

Lajme të tjera

Web TV