Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot të dielën e Larit, që shënon hyrjen në javën e madhe të Pashkëve.

Tre çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, janë procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit.

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt sot mesha nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, i cili tha se “përulësia e sjell Zotin tek ne”.

“Nëse nuk e përjetojmë këtë jetë atëherë nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë jetën që do të vijë. Prandaj dhe ngjallja është thelbi i krishtërimit”, tha Imzot Joani.

Gjithashtu në Shkodër, qindra besimtarë katolikë morën pjesë në meshën e shenjtë të drejtuar nga arqipeshkvi Giovanni Peragine, i cili fton besimtarët të ndjekin shembullin e Krishtit.

Në Ditën e Larit gjithçka është ndryshe për botën katolike. Kambanat kumbojnë. Fëmijë e të rritur vrapojnë me degën e ullirit. Është festa e ngadhënjimit të Zotit. E Diela e Larit është festa që pas vdekjes, i prin kumtit të madh të Ringjalljes.

Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Kreshmet përfundojnë me kremtimin e orës së nëntë të së enjtes së madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve.

Këtë vit, Pashkët katolike përkojnë me ato ortodokse./k.k

Të fundit

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Lajme të tjera

Web TV