Dueli italian i Rama-Berisha: Kryeministri thellon avantazhin në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha zhvilluan sot takime me shqiptarë të Italisë, përkatësisht në Milano dhe Brescia, për t’u kërkuar votën në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa jemi vetëm në 3 ditët e para të fushatës zyrtare, Berisha vazhdon të dalë dobët në rrjetet sociale, ndërsa Rama mban nivel të lartë performance.

Gjatë fjalimit të tij, krahas sallës së mbushur plot me shqiptarë të Milanos, Rama po ndiqej drejtpërdrejtë në Facebook nga të paktën 8500 qytetarë, 11.8 herë më shumë se Berisha, i cili gjatë fjalës së tij para shqiptarëve të Brescias ndiqej nga 715 qytetarë, në të njëjtin aplikacion.

Avantazhi i Ramës ndaj Berishës edhe në rrjetet sociale po vazhdon që nga fillimi i fushatës, por në raport me vetëveten kryedemokrati po shënon rënie të performancës./k.k

Të fundit

Gary Kokalari sulmon Berishën: Mjeku që i bëri autopsinë Kosta Trebickës, sot kandidat

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka shkruar një letër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ku rendit disa veprime të...

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët e tij. Duke sjellë në vëmendje...

29-vjeçari grek dyshohet se vrau veten, a ka lidhje trafikanti shqiptar?

Një ekip i FBI-së greke është dërguar në Lesvos për të hetuar faktet e çuditshme në rastin e vdekjes së rojes bregdetare, 29-vjeçarit, Nikos...

Një hungarez mund të bëhet Papa i ardhshëm, cilat janë lidhjet e tij me Viktor Orban?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një...

Rekord botëror, letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 300 mijë paundë

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i fundosjes së Titanikut është shitur në ankand për një shifër rekord prej 300 mijë paund. Pasagjeri...

Lajme të tjera

Web TV