Përgjysmohet çmimi i luleshtrydhes në pikun e sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur sezoni i pikut të luleshtrydhes, por çmimi i shitjes është përgjysmuar. Fermerët në Karafaj të Fierit pas protestës së bërë disa ditë më parë i janë kthyer punës.

Kërkesat janë rritur, si për eksportet ashtu dhe për tregun vendas. Sipas prodhuesve, duke iu referuar kostos së produktit, çmimi duhej të ishte dy herë më i lartë në krahasim me kërkesat. Futja në tregun shqiptar e luleshtrydhes greke, e cila rezultoi me pesticide të dëmshme penalizoi tregun vendas.

Mikel Hamataj shprehet i bindur se prodhimi i tij është cilësor, pavarësisht se i mungon fletë analiza që tregon preparatet që ka përdorur. Sipas tij, duhet më tepër mbështetje për fermerin nga Ministria e Bujqësisë, me qëllim garantimin e shitjes mbi koston.

“Sipas kostos sot, ishte 8 mijë Lekë, 9 mijë Lekë arka, që është 5 kiloshe. Sot po shitet deri në 4 mijë Lekë, është minus për neve. Tani ushqimet, spërkatjet, punëtorët, arkat”, thotë Hamataj.

Mikeli punon në serrat e luleshtrydhes së bashku me gruan e tij Elenin. Të dy, eksperiencën dhe fidanët i kanë sjellë 20 vite më parë nga Greqia dhe sot kanë marrë toka me qira për të shtuar sipërfaqet e mbjella.

Ulja e çmimit i ka dëshpëruar, por janë të detyruar të pranojnë ofertën e tregtarëve me qëllim shitjen e produktit i cili është pjekur shpejt nga ngrohja e motit.

“Kërkesa ka, por kur s’ka çmim ça duhen që ka. Çmimi aq thotë ai, 3 mijë, e shumta 4 mijë”, shprehet Eleni Hamataj.

Një tjetër fermer në Kafaraj shpreh shqetësimin e uljes së çmimit të frutit të kuq. Mondi Hamataj, tregon se prej 12 vitesh kultivon luleshtrydhen për eksport dhe asnjëherë nuk i është kthyer produkti.

Lexo edhe :  Italia pritet të sjellë të mërkurën rreth 100 emigrantë të dëbuar në Kampin e Gjadrit

Ai e konsideron dyshues lajmin për pesticide të dëmshme të mallit grek, pasojat e së cilës po i vuajnë sot.

“Tregu jonë, 70 për qind e luleshtrydhes këtu në Kafaraj ikën për eksport. Ikën në Poloni, Gjermani, Itali dhe këndej nga Ballkani, Serbi, Kosovë e me radhë”, thotë Mondi Hamataj.

Nëse kalon përgjatë këtin aksi rrugor në Fier, sheh me dhjetëra pika që shesin luleshtrydhe, dhepranë tyre janë serat e mbjella me këtë frut. Fermerët kanë zgjedhur këtë mënyrë për të shitur me çmim më të lartë prodhimin, duke anashkaluar tregtarinë.

Pothuajse 90 për qind e tokave në Kafaraj, janë mbjellë me bimën e luleshtrydhes të sjellë nga Greqia, dhe që sot eksportohet në të gjithë Ballkanin./    S.M

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV