Blerja e votës për PD në Lushnjë?/ Justifikohet Berisha: Manipulim si rasti i Belerit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe ish-kryepolicin Ardi Veliu, se janë autorët e manipulimit të rastit të Lushnjës, të ryshfetit 500 euro për blerjen e votës në favor të PD-së, ku u bë edhe një arrestim nga Policia.

Ai e krahasoi në ngjashmëri me rastin e Fredi Belerit në Himarë, teksa e shoqëroi me të qeshura dhe ironi, duke paralajmëruar edhe dy “autorët” e manipulimit se pas 11 majit do “fluturojnë”, por në këtë moment pësoi edhe një boshllëk mendimi” pasi nuk po kujtonte dot datën e zgjedhjeve duke thënë (pas 11… pas 11).

Berisha paralajmëroi se edhe personi që është përfshirë në manipulim, nëse i përket strukturave, do përjashtohet përjetësisht nga PD-ja.

“Po të garantoj unë një më një se është si rasti i Belerit, e inskenuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve se do fluturojnë atje ku e meritojnë dhe pas datës 14, pas datës 11, pas, data, 11… (harron datën e zgjedhjeve) do përgjigjet para ligjit, nëse ai që eka bërë garantoj se do e përjashtoj nga PD-ja si të rekrutuar nga Ardi Veliu dhe Vlora Hysenaj”, tha ai mes të tjerash./E.T

Të fundit

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV