Elbasani, kryeqendra e artit skenik “Çfarë pa kryesherbetorja”, rindez teratrin Skampa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Elbasani ka vite që është kthyer në “kryeqendër” të artit skenik. Kështu ka deklaruar drejtori i Teatrit Skampa zoti Klition Kapaj. Së fundi në skenën magjike të atij Teatri, po vihet me sukses të plotë premiera e re “Çfarë pa kryesherbetorja”, me regji të Kiço KLondos.

Një komedi e egër e pushtuar nga humori i rrallë, plot gënjeshtra, të qeshura dhe kthesa, i cili satirizon ashpër moralin dhe patologjitë e shoqërisë në rënie është vënë në teatrin “Skampa” . Premiera “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regjinë e Kiço Londos, bëri që artdashësi elbasanas të dridhte të gjithë sallën nga të qeshurat. Regjisori Londo tha se “ngjarjet zhvillohen ne një klinikë psikiatrike dhe ka një lëvizje shumë të madhe te personazheve, një lidhje e dukshme dhe e padukshme e cila ne fund të shfaqjes, shfaqet me shumë elegancë”.

Ndersa drejtori Teatrit, Klinton Kapaj tha se “puna e dy muajve s’kishte si të kurorëzohej me bukur se kaq, kjo u pa nga pritja e spektatorit.Personazhi quhet doktor Brendis, është një mjek psikiatër, është ne klinikën e tij dhe të gjithë ngjarjet zhvillohen ne klinikën e tij. Ashtu siç e patë e shijoi dhe publiku dhe për të gjithë ata të interesuarit që po vijnë ta shohin është një komedi e zezë keqkuptimesh nga komediani anglez tipik Jo Orton”.

”Çfarë pa kryeshërbëtorja” do të jetë në teatrin ‘Skampa’, me lojën e mrekullueshme të 6 aktorëve.Këtë fundjavë Teatri “Skampa” në Elbasan ka pasur një premierë të jashtëzakonshme me komedinë “Çfarë pa Kryeshërbëtorja”, një vepër të autorit britanik Joe Orton e cila ka sjellë një përvojë të paharrueshme për publikun elbasanas, dhe jo vetëm. Kjo shfaqje ka qenë një përzierje brilante mes humorit absurd dhe tronditës së marrëdhënieve njerëzore duke e bërë të paharrueshme për ata që e ndoqën.

Lexo edhe :  RTSH: Nga jashtë ka të drejtë Agroni, nga brenda Thomai

Nën regjinë mjeshtërore të Kiço Londos shfaqja ka ofruar për publikun një kombinim të natyrshëm të komedisë me një kritikë të thellë të shoqërisë duke i dhënë mundësinë spektatorit të reflektojë dhe të mendojë mbi realitetin e jetës. Premiera  ka pasur një kastë aktorësh të njohur dhe të vlerësuar në teatrin shqiptar të cilët kanë sjellë në jetë personazhe të jashtëzakonshme dhe komplekse. Emra si Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjell Hoxha dhe Livjon Aliaj kanë bërë një interpretim të shkëlqyer që ka pasuruar dhe thelluar ngjarjen në skenë.

Aktorët e mrekullueshëm kanë arritur të krijojnë një personazhe të veçantë që i japin ngjyrë dhe shpirt shfaqjes duke luajtur me detaje të ndjeshme të karaktereve që luhaten mes çmendurisë, pasioneve të forta dhe absurditetit. Teatri “Skampa” i Elbasanit vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme për aktivitetet që kontribuon në zhvillimin e artit dhe edukimin kulturor, falë përkushtimit të drejtuesit Kapaj dhe kastës së aktorëve.

Shfaqja “Çfarë pa Kryeshërbëtorja” do të vazhdojë të shfaqet në Teatrin “Skampa” deri më 16 maj duke ofruar mundësinë për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta ndjekin për të shijuar këtë vepër të paharrueshme të komedisë britanike. Drejtori Kapaj tha se “Elbasani po e ruan traditën , nderkohë që kemi plane  dhe surpriza të tjera lidhur me programin e spektakleve  dhe premierave  nga trupa të tjera artistike me aktorë të mrekullueshëm”.

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV