‘Berisha injoroi kontibutin tim’, Dashnor Sula: PD do marrë më pak vota se në vitin 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se Partia Demokratike do të ketë një numër më të vogël votash në zgjedhjet e 11 majit, krahasuar me ato të vitit 2021. Në një intervistë televizive, ai kujtoi mbështetjen që kishte marrë në zgjedhjet e kaluara, sidomos nga elektorati gri, dhe shprehu bindjen se mungesa e tij si kandidat do të ndikojë në rënien e mbështetjes për PD-në.

“Në vitin 2021 kam marrë rreth 9,000 vota që tregojnë mbështetje të fortë, kryesisht nga elektorati gri. Nëse unë do isha kandidat në Peqin, Belsh dhe Cërrik, diferenca mes PS dhe PD nuk do të kalonte 300 vota. Tani mund të jetë deri në 10 mijë vota diferenca,” u shpreh ai.

Sula sqaroi se nuk do të angazhohet me asnjë forcë tjetër politike deri më 11 maj, por tha se nuk është as i përfshirë në fushatën e PD-së, duke akuzuar drejtuesit aktualë të kësaj force për injorim të kontributit të tij.

“Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij injoruan kontributin tim dhe menduan se jam i padobishëm. Në rast fitoreje do marrin meritat vetë, në rast humbjeje po ashtu përgjegjësinë. Kjo është arsyeja pse nuk jam pjesë e kësaj gare, megjithëse kam pasur rezultate të mira sa herë kam kandiduar,” theksoi Sula./  S,M

Të fundit

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Lajme të tjera

Web TV