Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë 16 vjeç, bënë një zbulim të jashtëzakonshëm: një diamant prej 709 karatësh, një ndër më të mëdhenjtë e gjetur ndonjëherë në botë. Zbulimi ndodhi gjatë punës së tyre në minierën e fshatit Koyadu, në lindje të vendit, ku ata punonin në kushte të vështira në këmbim të ushqimit dhe materialeve për familjet e tyre.

Zakonisht, diamante të tillë përfundojnë në tregun e zi, por pronari i minierës, pastori Emmanuel Momoh, zgjodhi t’ia dorëzojë gurin qeverisë, duke e quajtur “diamanti i paqes”. Pas një ankandi ndërkombëtar, diamanti u ble për 6.5 milionë dollarë nga britaniku Laurence Graff.

Megjithatë, historia ka një fund të hidhur. Dy të rinjtë përfituan vetëm rreth 67,000 euro secili, shumë për standardet lokale, por shumë më pak se çfarë shpresonin pas një zbulimi kaq të rrallë. Johnbull bleu një shtëpi në kryeqytetin Freetown, ndërsa Saffea tentoi të studionte në Kanada, por iu refuzua viza.

Sot, njëri punon si prodhues dritaresh e dyersh dhe tjetri kujdeset për kuajt. Edhe pse Momoh ndërtoi një shkollë në fshat, investimet e premtuara nuk u realizuan plotësisht. Dy të rinjtë ndihen të harruar dhe të nënvlerësuar për kontributin e tyre, duke pranuar se do të donin ta kishin menaxhuar më mirë mundësinë që fati ua solli, por ja vodhën!/   S.M

Të fundit

Aleanca e pazakontë e Berishës me Elvis Roshin

Nga Ylli Pata Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që...

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka të plagosur me armë zjarri./ ...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Lajme të tjera

Web TV