Në bursa nafta në rënie prej 1 viti, në Shqipëri në vend numëro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga maji 2024 deri në tetor, çmimi i naftës me pakicë në Shqipëri ra nga 184 në 175 lekë. Një çmim me të cilin tregtohet mesatarisht edhe sot në pikat e karburanteve. Bëhet fjalë për një ulje prej vetëm rreth 5 përqind.

1744729790_cmimiinaftes1.jpg

Nëse e zhveshim nga strukturat e larta të taksave, atëherë reduktimi i aplikuar nga tregtarët shqiptar shkon në afro 12 përqind.

Por çfarë ka ndodhur në këtë hark kohor në tregjet ndërkombëtare?

Në bursën e Londrës në maj të vitit të kaluar një fuçi nafte tregtohej me 87 dollarë për fuçi. Në gusht dhe tetor çmimi ra më tej, ndërsa pak ditë më parë në 10 prill, ishte në nivelin 64 dollarëve: 23 dollarë më pak ose 26 përqind më i ulët.

1744729823_cmimiinafes3.jpg

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, sipas të cilit importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur nga 746 dollarë/ton në maj të vitit të kaluar, në 604 dollarë/ton në 10 prill, kur janë të dhënat e fundit të doganës. Një llogari e thjeshtë, dëshmon se importuesit shqiptarë e kanë blerë të paktën 19 përqind më lirë.

1744729808_cmimiinaftes2.jpg

Por përveç luhatjeve në bursë, një tjetër faktor që do të duhej të ishte reflektuar në çmimin me pakicë në Shqipëri, është dhe zhvlerësimi i dollarit. Ndërsa në maj të vitit të kaluar, monedha amerikane këmbehej me 93 lekë, më 10 prill ajo kishte rënë me 6 lekë, ose 6 përqind.

Po ashtu, që prej gushtit të vitit 2024, mbi çmimin e karburante nuk rëndon më taksa e markimit e cila ishte 2 lek për litër. Po asnjë prej këtyre faktorëve nuk ka patur asnjë lloj reflektimi në çmim.

Lexo edhe :  Rezidencat qeveritare do kthehen në hotele luksoze, kompanitë fituese kalojnë në Fazën 2

Gjatë vitit 2022 kur në fuqi ishte Bordi i Transparencës, që caktonte çmimet për shkak të inflacionit të lartë, importuesit e naftës pohonin se ata e blejnë naftën në bazë të çmimeve ditore të bursës, çka duhet të ishte reflektuar në treg direkt./   S,M

Të fundit

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV