“PD merr më pak vota se në 2021”, Dash Sula: Berisha injoroi kontributin tim në politikë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës Dashnor Sula vijon të “sulmojë” Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit nuk e bëri pjesë të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit.

Sula u shpreh se Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit do të marrë më pak vota se në zgjedhjet e vitit 2021. Deputeti theksoi më tej se Sali Berisha e ka injoruar kontributin e tij në Partinë Demokratike.

“Nëse marr rastin e vitit 2005 dhe 2021. Në 2005 kanë qenë vota të miat personale ato që kam marrë dhe jo të subjektit që kam kandiduar, në vitin 2021 kam marrë rreth 9,000 vota që tregojnë se kam pasur një mbështetje. Unë mendoj se një pjesë e votave kanë qenë në fashën gri që unë kam pasur mbështetje më të madhe.

Rezultati i zgjedhjeve është diçka që mendoj se nuk parashikohet por jam i bindur se PD do të ketë një numër më të pakët votash. Në Peqin, Belsh dhe Cërrik diferenca e PS dhe PD nuk do të kalonte më shumë se 300 vota nëse do të isha unë kandidat dhe tani mund të jetë deri në 10 mijë vota diferenca.”-tha ai për Report TV.

I pyetur nëse do të ketë angazhim me ndonjë parti tjetër deri në 11 maj, Sula tha jo.

“Jo. Do ishte një qasje jo normale të përfshihesha në një fushatë për një subjekt tjetër politikë. Unë po ju them se edhe tek PD nuk jam i përfshirë, kam pasur kërkesa nga kolegët e mi që janë në listën e PD por unë e kam të ndarë me mendjen time përderisa Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij injoruan kontributin tim dhe menduan se jam i padobishëm dhe pa vlera edhe në rast të një fitore të PD do t’i marrin ata meritat dhe në rast humbje t’i marrin vetë përgjegjësitë. Sa herë kam qenë pjesë e garës ka pasur rezultate të mira.”-tha ai./E.S

Të fundit

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën...

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV