RTSH: Nga jashtë ka të drejtë Agroni, nga brenda Thomai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Nëse e shikon nga ballkoni i dikujt që nuk sheh RTSH-në,  që s’di në ç’kanal ndodhet dhe që beson se çdo para publike është më mirë të shkojë për rroga sesa për orkestër simfonike, do thuash: Agron Shehaj ka të drejtë.

Por nëse futesh brenda,  jo në zyrat e studiot e institucionit, por në thelbin e asaj që do të duhej të ishte RTSH  do kuptosh se Thoma Gëllçi ka ende një fjalë për të thënë dhe duhet dëgjuar. Duhet dëgjuar për të kuptuar dhe jo për t’i kthyer përgjigje.

Pse ka të drejtë Agron Shehaj?

RTSH nuk ka audience që të justifikoj as personelin dhe as buxhetin. Pikë. Kjo nuk mund të fshihet.

Publiku i RTSH është i vogël. Nëse një media publike nuk arrin të punoje për qytetarin, atëherë pse duhet mbajtur

Kur pensionisti, si çdo familjar, paguan tarifen për RTSH-në, nuk ka as idenë për çfarë po paguan. Nuk sheh program cilësor, nuk informohet më mirë, nuk ndjen që është përfaqësuar. Sheh filma të vjeter të blerë lirë, lajme “ai tha, ajo tha” dhe “debate” të lodhura.

RTSH sot ka më shumë kanale sesa ndjekës  të ndonjë programi. … Me gjithë respektin për pluralitetin tematik, kur je në krizë audience, mbase në fillim të duhet një kanal të mirë përpara se të mbash 17 duke i “mbushur”! Mbase duhet të bësh 6 programe shumë të mira para se të vraposh e të prodhosh 60 “programe”

Kur Agroni thotë “rrisni përgjegjësinë, ulni buxhetin”, ka një logjikë që s’të lejon ta përqeshësh lehtë.

Por kur përgjigjet ndaj Agronit kthehen në personale kjo krijon përshtypjen e një institucioni që mbron veten, jo publikun.

Dhe kjo i jep pikë Agronit jo RTSH-së

Pse ka të drejtë Thoma Gëllçi?

RTSH nuk është supermarket lajmesh, por shtëpi kujtese kolektive

RTSH ka arkiva që s’i ka asnjë tjetër. Është e vetmja dritare për dokumentarë të vjetër, për ngjarje që s’gjenden në YouTube, për trashëgimi që nuk mund ta shkarkosh me VPN. Dhe kjo nuk matet me klikime.

Një komb pa një media publike të denjë, është një komb që flet vetëm me meme

Kur gjithë hapësira mediatike dominohet nga show, piskama, rrahje, grushta e debat për mustaqet e Çelos, duhet të ketë një TRANSMETUES PUBLIK që të thotë: “ndal”. Dhe për këtë nevojiten jo shkurtim, por shtim fondesh.

Lexo edhe :  Pse ndikimet ruse në Shqipëri mund të dëmtojnë më shumë se kudo tjetër. Si t’i dallojmë?

RTSH bëhet.

A mund të mohohet që në kohën e Gëllçit u modernizua transmetimi, digjitalizimi nisi dhe u bitis u krijua RTSH Tani,(qe nuk është më) u fut HD, u kthye sinjali në shumë zona? U blenë të drejta televizive (që nuk janë më) Ja pra, nuk është që s’është bërë asgjë dhe që “çfarëdo që të besh aty nuk bëhet”. U provua që bëhet me ato njerëz qe janë edhe pa u rritur fondet. Dhe nuk është fjala vetem në aspektin teknologjik dhe te improvizimet e spontaniteti

U hartua strategjia e zhvillimit, u miratuan standartet editoriale dhe Plan  Biznesi që i shërbyen  rritjes se pavaresise dhe shkeputjes nga politika. Dhe në një sondazh RTSH u rendit te media me e besueshme nga te gjitha mediat publike te rajonit dhe me e besueshmja ne vend.

Por  gjithçka u ndal sapo prej saj kërkohej  më shumë shërbim e spektakël sesa standard. (Dhe te dëshira për të rrënuar institucionin duhet kërkuar edhe persekutimi i pashembullt që u ndaj Thoma Gëllçit! Koha i ka dhënë të drejtë dhe koha do të japë dhe drejtesi. Dhe koha është e pamëshirshme dhe me lapangjozet dhe servilet).

RTSH nuk është një prej 66 televizioneve që gëlojnë në vend.

Ajo ka për detyrë të edukoje edhe atë që s’e do edukimin. Nuk është ndërtuar për të mbajtur me gajasje audiencën, por për të ngritur standardin, edhe kur turma nuk e pëlqen . Dhe për këtë duhet mbështetje, jo thikë pas shpine.

Në një shoqëri të lodhur, të paarsimuar mediatikisht, është normale që propozime të tipit t’i shkurtojmë fondet të tingëllojnë terheqese.

Agron Shehaj ka të drejtë… nëse RTSH-në e sheh si tabelë bilanci. Dhe Thoma Gëllçi është i drejtë… nëse RTSH-në e sheh si pasuri të përbashkët. Njëri përfaqëson frymën e eficiencës ekonomike që nuk pyet për shpirtin e institucionit; tjetri përfaqëson idealin e një RTSH-je që, megjithë gabimet, ka diçka që privatët nuk do e kenë kurrë: detyrimin ndaj publikut, jo ndaj  klikimeve.

Armiku RTSH është status quo-ja. Nuk mund të qëndrojë siç është dhe as të ruhet për muzeum. Duhet të rifillojë të ndërtojë besim. Të justifikojë buxhetin, me përmbajtje cilesore, jo me nostalgji e servilizëm. Të jetë kritik ndaj pushtetit dhe ndaj vetes. Të rikthehet si zë, jo si jehonë e shuar e së shkuarës.

Sepse po nuk foli RTSH siç duhet, do flasin më gjatë… ata që kërkojnë ta mbyllin./   S,M

Të fundit

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV