Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si çështje…

Sali Berishës duket se po i venitet dalë nga dalë buzëqeshja që i erdhi pas fitores së Donald Trump.

Pa frikë mund të themi se më shumë u gëzuan në SHQUP sesa në selinë e Partisë Republikane në SHBA, pasi Berisha mendoi se tani do i hiqet “non grata” dhe nuk do të ketë më asnjë telash me drejtësinë.

Trump ka marrë pushtetin që më 20 janar dhe Berishës duket se nuk po i ecën siç duhet plani. E vetmja fitore është afrimi i Cris LaCivita, por dhe ky i fundit e pranoi se ka ardhur si biznesmen dhe jo si përfaqësues i administratës “Trump”. Sa i takon “non gratës” nuk ka asnjë sinjal nga përtej Atlantikut se ajo do të hiqet.

Madje sot i ka ardhur një tjetër lajm i hidhur Berishës nga Uashingtoni. Rrjeti amerikan “Fox News” ka bërë një shkrim për 11 majin, ku merret edhe me “non gratën” e Berishës.

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë vetë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si çështje. Ata kanë refuzuar të komentojnë.

Pjesë nga shkrimi

Një tjetër pengesë për Berishën janë sanksionet që ish-sekretari i shtetit Antony Blinken shpalli kundër tij, gruas dhe fëmijëve të tij në maj 2021. Blinken tha se Berisha ishte “përfshirë në akte korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për pasurimin e tij,  të aleatëve dhe anëtarëve të familjes së tij”.

Berisha pretendon se sanksionet ndaj tij ishin “të bazuara tërësisht në lobimet” e  George Soros dhe Ramës. Ai tha gjithashtu se anëtarët e administratës së Biden “e kthyen Ambasadën e SHBA në Tiranë në një zyrë të madhe prokurorie”, duke u kërkuar mbështetësve, gazetarëve dhe njerëzve të biznesit të ndalonin mbështetjen ndaj Berishës dhe partisë së tij dhe se Departamenti i Shtetit “u kërkoi vendeve të tjera të më sanksiononin dhe të izolonin mua”.

Berisha tha se sanksionet e kanë penguar fushatën e tij: “Sigurisht që më dhemb, sepse nuk jam në gjendje të takohem me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë kaq të shumtë dhe në këto zgjedhje, për herë të parë kanë të drejtë të votojnë partinë dhe kandidatin që preferojnë në vendin e origjinës”. 

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ata nuk kishin asnjë koment në lidhje me pretendimet e Berishës se entitetet amerikane i kthyen mbështetësit kundër tij. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të Fox News Digital nëse sanksionet ndaj Berishës duhen mbajtur në fuqi dhe nëse ato pengojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. /   S,M

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV