Asetet e Moskës të sekuestruara në SHBA, Rusia i shtrin dorën Trumpit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia ka kërkuar nga SHBA-të ta lejojë blerjen e aeroplanëve të Boeing Co. duke përdorur para nga miliarda dollarë asetesh shtetërore të ngrira, sapo të arrihet një armëpushim në Ukrainë, sipas një burimi që është në brendësi të çështjes në Moskë.

Ndërkohë që kërkesa nuk është një kusht për pranimin e një armëpushimi, Rusia kupton se fondet e ngrira nuk mund të përdoren për të blerë avionet pa qenë në vend një armëpushim, tha burimi, duke kërkuar të mos identifikohet. Një marrëveshje që lejon blerjen e avionëve mund të bëhet pjesë e një zbutjeje të sanksioneve në rast se luftimet ndalen, sipas medias

“Shtetet e Bashkuara nuk do të diskutojnë asnjë angazhim ekonomik deri sa të arrihet një armëpushim,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes, në përgjigje të një kërkese për të komentuar nëse Rusia po kërkonte të blinte aeroplanë Boeing. Departamenti i Shtetit refuzoi të komentojë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Boeing refuzoi të komentojë.

Ligjvënësit amerikanë kanë vlerësuar se ka rreth 5 miliardë dollarë asete ruse në SHBA. Në total, SHBA-të dhe aleatët e saj kanë ngrirë rreth 280 miliardë dollarë në rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë, me më shumë se dy të tretat të bllokuar në Bashkimin Evropian.

Rusia ka kërkuar publikisht që SHBA-të të heqin sanksionet për kompaninë ajrore kryesore të saj, Aeroflot PJSC, dhe të lejojnë rikthimin e fluturimeve direkte mes dy vendeve. SHBA-të nuk kanë komentuar publikisht këtë propozim.

Boeing ka mbyllur operacionet e veta në Rusia, përfshirë një qendër inxhinierike të madhe, pas pushtimit nga Rusia të Ukrainës në shkurt 2022./E.S

Të fundit

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Kim Jong Un përqafon me lot në sy ushtarët e kthyer nga lufta në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është parë duke përqafuar ushtarë të emocionuar që janë kthyer në atdhe pas pjesëmarrjes në luftën...

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim Putin-Zelensky

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe...

Lajme të tjera

Web TV