Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i sapozgjedhur i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të pranojë forca amerikane në territorin e vet, si pjesë e një aleance kundër krimit të organizuar që po kërcënon stabilitetin e vendit.

Në një intervistë për CNN, të parën pas fitores së tij zgjedhore, Noboa bëri të ditur se kanë nisur bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara dhe se pas zgjedhjeve do të mbahet një takim zyrtar për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.

“Do të donim të kishim forcat amerikane për mbështetje në monitorim dhe zbulim. Operacionet do të mbeten gjithmonë në duart e ushtrisë dhe policisë ekuadoriane,” – theksoi Noboa.

Sipas CNN, Ekuadori po ndërton një strukturë të re detare në qytetin bregdetar Manta, ku SHBA dikur kishte një bazë ajrore për operacione kundër trafikut të drogës. Zyrtarë ekuadorianë sugjerojnë se kjo bazë mund të shërbejë si vendstrehim për trupa amerikane, nëse reformohet kushtetuta për të lejuar praninë e ushtrisë së huaj.

Noboa, i arsimuar në SHBA, ka shprehur synimin për të forcuar lidhjet me Uashingtonin edhe në fusha të tjera si tregtia, investimet dhe kontrolli i migrimit. Ai ka paralajmëruar reforma kushtetuese, për të mundësuar një prani të strukturuar të partnerëve ndërkombëtarë në territorin e Ekuadorit.

Në janar, Noboa shpalli “gjendje lufte” kundër bandave kriminale, pas një vale të pashembullt dhune. Vetëm në muajt e parë të vitit janë regjistruar mbi 2,500 vrasje, duke e renditur Ekuadorin si vendin me shkallën më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine, sipas të dhënave të InSight Crime./e.t

Të fundit

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij...

Zegjine Çaushi me mesazh pikant për Bardhin: Hajde tek motra, të fusim ndonjë gjë në gojë

Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste, ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të thumbuar Gazmend Bardhin, përmes një videoje plot humor, sarkazëm...

Lajme të tjera

Web TV