Mbyllje ambasadash e shkurtime fondesh për NATO-n, çfarë po planifikon DASH për Ballkanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllje ambasadash e konsullatash, shkurtime fondesh për NATO-n dhe organizatat ndërkombëtare: çfarë po planifikon Departamenti i Shtetit dhe cilat përfaqësi pritet të mbyllen në Ballkan?

Dy gazetat e rëndësishme amerikane “New York Times” dhe “Washington Post” njoftojnë se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësitë për shkurtimin e buxhetit të Departamentit të Shtetit për 50 për qind. Po ashtu administrata po planifikon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave, si dhe reduktimin ose bashkimin e stafit të disa përfaqësive të tjera diplomatike jashtë vendit. “New York Times” dhe “Washington Post” i referohen një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit.

Pjesë e planeve është edhe reduktimi i shpenzimeve për ndihmën humanitare, shëndetin global dhe organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe NATO. Dokumenti rekomandon mbylljen e dy ambasadave të vogla në Evropë — në Luksemburg dhe Maltë — si dhe mbylljen e misioneve diplomatike në Grenadë dhe Maldive. Shumica e konsullatave të rekomanduara për t’u mbyllur ndodhen në Europë dhe përfshijnë disa destinacione turistike të preferuara nga amerikanët. Pesë prej konsullatave ndodhen në Francë — në Bordeaux (Bordo), Lyon, Marsejë, Rennes dhe Strasburg. Dy janë në Gjermani — në Düsseldorf dhe Leipzig. Dy të tjera, Mostar dhe Banjallukë, ndodhen në Bosnje-Hercegovinë. Dokumenti sugjeron gjithashtu mbylljen e konsullatave në Selanik, Greqi; Firence, Itali; Ponta Delgada, Portugali; dhe Edinburg. Jashtë Evropës, rekomandohet mbyllja e edhe katër konsullatave të tjera: në Douala, Kamerun; Medan, Indonezi; Durban, Afrikë e Jugut; dhe Busan, Kore e Jugut. Gjashtë nga ambasadat që dokumenti propozon për mbyllje ndodhen në Afrikë: në Republikën e Afrikës Qendrore, Eritre, Gambi, Lesoto, Republikën e Kongos dhe Sudanin e Jugut. Rekomandohet që funksionet e tyre t’u kalojnë ambasadave në vende fqinje.

Lexo edhe :  Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

“Washington Post” shkruan: “Çdo plan për shkurtime drastike të financimeve dhe eliminim të vendeve të punës pritet ta dëmtojë edhe më tej moralin në Departamentin e Shtetit, ku shumë nga punonjësit e zakonshëm kanë pritur që rikthimi i Trump në detyrë do të sillte një tronditje të madhe. ‘Pyetja që shtrohet është: nga pika e ulët e moralit aktual, a mund të gjejnë një pikë edhe më të ulët?’ – tha Ronald E. Neumann, një ish-diplomat karriere që ka shërbyer si ambasador në Algjeri, Bahrein dhe Afganistan”.

Ndërsa “New York Times” nënvizon: “Nëse do të zbatoheshin, shkurtimet e propozuara do të nënkuptonin që Shtetet e Bashkuara do të kishin një prani më të vogël diplomatike se Kina në Europë, ku aktualisht përfaqësitë amerikane i tejkalojnë ato kineze, sipas të dhënave të mbledhura nga Instituti Lowy, një institut për politikën e jashtme me seli në Sidnei. Po ashtu, kjo do të thoshte që Shtetet e Bashkuara do të mbeteshin edhe më prapa krahasuar me praninë kineze në Afrikë dhe Azinë Lindore, ku misionet kineze aktualisht janë më të shumta se ato amerikane”.

Dokumenti, shkruan “The New York Times”, përshkruan gjithashtu një shkurtim të plotë të financimit për misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, duke përmendur si arsye “dështime të fundit të misioneve”, pa dhënë detaje të mëtejshme./e.t

Të fundit

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Lajme të tjera

Web TV