Papa Françesku falënderon mjekët që i shpëtuan jetën pas pneumonisë bilaterale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku falënderoi me mirënjohje ekipin mjekësor të Spitalit Gemelli në Romë, që e trajtoi gjatë një qëndrimi pesë-javor në spital për shkak të një rasti të rëndë të pneumonisë. Ai foli me zë të ulët dhe me frymëmarrje të lodhur, por pa përdorur oksigjen, gjatë një takimi në Vatikan me rreth 70 mjekë dhe staf të spitalit.

Ky ishte një nga paraqitjet e tij të para publike pas shtrimit në spital, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rikuperimin e tij nga kriza më e rëndë shëndetësore që ka përjetuar gjatë 12 viteve të papatit të tij. Pas daljes nga spitali më 23 mars, mjekët i kishin rekomanduar dy muaj pushim, por Papa ka bërë disa dalje të shkurtra publike, duke përfshirë një takimin me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla gjatë vizitës së tyre shtetërore në Itali.

Papa Françesku u shfaq në Sheshin Shën Pjetri për të përshëndetur mbi 20,000 besimtarë, duke dhënë bekime dhe duke shpërndarë lule. Ai ishte ulur në karrocë dhe nuk përdorte oksigjen, duke treguar përmirësim të dukshëm në shëndet.

Papa Françesku ka theksuar se do të vazhdojë të udhëheqë ngjarjet e Pashkëve, por ka deleguar kardinalët e lartë për të drejtuar disa prej ceremonive kryesore, duke përfshirë Meshën e Dielën e Pashkëve dhe lutjen e Urbi et Orbi, për shkak të nevojës për pushim të mëtejshëm./   S,M

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV