Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit është përfshirë nga luhatje të forta ditët e fundit, të shkaktuara nga situata e përgjithshme gjeopolitike dhe lufta tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por teksa dollari preku minimume të reja, shqetësimi në Shqipëri është për euron, monedhës së dytë më të përdorur në vend pas lekut. Si pritet të jetë fati i saj?

Euro shkëmbehet aktualisht me 98.9 lekë në tregun tonë të këmbimit, duke u forcuar lehtë kundrejt fundit të vitit të kaluar. Por ajo mbetet nën kuotën e 100 lekëve, të konsideruar edhe si kufiri psikologjik apo vija e zjarrit për këtë monedhë.

Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

Cilët janë faktorët që pritet të kushtëzojnë ecurinë e euros gjatë këtij viti dhe rrjedhimisht edhe humbjen apo fitimin e të gjithë atyre që e përdorin këtë valutë në përditshmëri?

Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit pritet të ndikojnë jo pak, pasi do të shoqërohen me shtim të shpenzimeve dhe rrjedhimisht edhe të ofertës monetare në lek, gjë që do të ushtrojë presion për uljen e euros. Në një kah të kundër do të ndikojë lufta tregtare e Trump me tarifat ndaj vendeve partnere, që pritet të rrëzojë dollarin dhe rrjedhimisht, të forcojë euron.

Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

Për shkak të përdorimit masiv në ekonominë tonë, rënia apo forcimi i euros ka humbësit dhe përfituesit e vet.

Kështu, nga një euro e dobët humbasin të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë, përfshi familjet që marrin para nga të afërmit emigrantë. Humbasin depozituesit në këtë monedhë dhe eksportuesit, që aktivitetin e kanë në euro dhe shpenzimet në lek. Ndërkohë që përfitojnë ata që kanë kredi në euro, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit që i blejnë më lirë mallrat dhe produktet, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm. //   S,M

Të fundit

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në  një...

Italia fali zyrtarisht atentatorin turk të Papës

  Në vitin 2000, kur Italia fali zyrtarisht Ali Mehmet Agcën, atentatorin turk që kishte qëlluar Papa Gjon Palin II në Sheshin e Shën Pjetrit...

Humbi fluturimin e ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat

Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në...

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit. Ambulanca ka shkuar në vendin...

Midis trillimit dhe realitetit

Nga Ben Andoni A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon...

Lajme të tjera

Web TV