Peshku “alien” po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”, një specie jashtëzakonisht toksike dhe pushtuese, po zgjerohet drejt brigjeve të Italisë, Shqipërisë e Kroacisë. Origjina e tij është nga Oqeani Indian, por ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit, përmes një fenomeni të njohur si “migrimi lessepsian”.

Kohët e fundit, ky peshk është parë në pjesën veriore të Detit Adriatik, në një përhapje më të gjerë se kurrë më parë. Ai tashmë përbën një rrezik serioz për ekosistemin detar dhe për shëndetin e njeriut. Arsyet? Ky peshk përmban tetrodotoksinë – një neurotoksinë që është 100 herë më vdekjeprurëse se cianuri dhe për të cilën nuk ka antidot. Vetëm disa miligramë janë të mjaftueshme për të shkaktuar paralizë, ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje, shkruan A2 CNN.

Në Evropë, konsumimi i këtij peshku është rreptësisht i ndaluar. Në Japoni, një specie e ngjashme e njohur si “fugu” përgatitet vetëm nga kuzhinierë të trajnuar, por edhe atje rreziku mbetet i lartë. Në rastin e peshkut të argjendtë, siç edhe ai njihet, përmbajtja e toksinës është aq e lartë sa përpunimi i sigurt është pothuajse i pamundur.

Përveç rrezikut për njerëzit, ky peshk po kërcënon edhe biodiversitetin e Mesdheut. Ai është një grabitqar agresiv që ushqehet me molusqe dhe peshq të vegjël, duke dëmtuar popullatat vendase, shkruan A2. Me një ritëm të lartë riprodhimi dhe mungesë grabitqarësh natyralë, ai po përhapet pa kontroll. Peshkatarët gjithashtu po përballen me dëme në rrjeta dhe mjetet e tyre të peshkimit.

Në disa vende si Greqia, Turqia dhe Qiproja, autoritetet kanë nisur të shpërblejnë peshkatarët që kapin këtë specie. Edhe në Spanjë dhe Itali janë ndërmarrë masa: nga përfshirja në listat e specieve invazive deri te fushatat e informimit publik.

Lexo edhe :  Pse po zhvendosen polet e Tokës?

Shkencëtarët paralajmërojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së temperaturave në Mesdhe, kjo specie mund të jetë tashmë një pjesë e qëndrueshme e ekosistemit./E.S

Të fundit

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo...

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen...

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë...

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për të paktën dy dekada. Ajo u...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Lajme të tjera

Web TV