Ulet norma e interesit të euros! Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane pas tarifave të SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tarifat e vendosura nga SHBA edhe në drejtim të BE kanë sjellë edhe efektet e para.

Si një pasojë direkte, Banka Qendrore Europiane uli normat bazë të interesit në nivelin e 2.25% për t’u përballur kështu edhe me tarifat e reja tregtare.

Por një politikë e tillë e ndërmarrë përkthehet në mënyrë indirekte edhe në vendin tonë. Eksperti i ekonomisë Klodian Muço analizon për Top Channel se cilat janë pasojat e para.

“Ulja e normës bazë të interesit nga BQE shoqërohet me zhvlerësim të euros me monedhën tonë vendase. Na prek në mënyrë indirekte, shkëmbimet tregtare dhe kreditimi. Një mosndërhyrje nga banka jonë do na forcojë akoma më tepër monedhën dhe produktet tona në tregjet ndërkombëtare të kushtojnë më shumë”, tha Klodian Muço-ekspert ekonomie.

Një ndryshim në politikën monetare të Eurozonës për të 7-tën herë Brenda vitit, mund të shoqërohet edhe në vendin tonë, teksa ekspertët parashikojnë një rënie të normës bazë të interesit, ç’ka do të sillte një sërë efektesh në ekonomi.

“Ulja e normës bazë të interesit zhvlerëson paranë tonë, rrit çmimet, të rrit kreditimin se bëhet më pak i kushtueshëm. Koha ka treguar se herë kemi ndërhyrje nga BQE shoqërohet me një ndërhyrje pas 15 ditësh edhe nga BQE për të ulur normat e interesit. Shumë shpejtë pritshmëritë janë që të ndodhi kjo gjë”, u shpreh më tej Muço.

Norma bazë e interesit në Shqipëri është në nivelin e 2.75% dhe për herë të fundit u ndryshua në nëntor 2024./TCH/E.S

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV