Berisha merr në mbrojtje burrat dibranë/ Mjerë ai që i sulmon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një sallë që oshtinte emrin e tij dhe me look-un e ri, Sali Berisha doli përpara dibranëve për të kërkuar mbështetjen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të parët që kërkoi të bënte për vete ishin burrat dibranë, të cilët sipas kryedemokratit, dy ditë më parë u gjendën në një valë sulmesh nga Edi Rama. “Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon”, tha Berisha.

Krahas mbrojtjes, Berisha duket se kërkoi t’i joshë më një premtim konkret.

“Nafta, të cilën Kosova e merr nga Durrësi dhe e shet 40 përqind më lirë, do zbresë në çmimin që e shet Kosova dhe Maqedonia”, shtoi kreu i PD.

Paratë për të ulur taksat dhe rritur pagat, kryedemokrati tha se do i gjejë duke ndalur korrupsionin, duke thënë se pika e tij më e fortë, është mosha, për të cilën kritikohet më shumë nga kundërshtarët.

“Në këtë moshë, në këto vite, në vjeshtën time të mrekullueshme, nuk më duhet pushteti. Nuk kam ambicie përpara, as për luks, por kam një ambicie, por kam një qëllim, por kam një mision, të bëj gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj.”

Objektivi i demokratëve për qarkun e Dirës është katër mandate parlamentare nga tre që fituan katër vite më parë./e.t

Të fundit

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe...

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV