“U bë bajat, ka filluar me gratë”/Berisha: Rama s’do të bëhet debat për hallet e njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Kombinat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklaratat e kryesocialistit Edi Rama bërë me gratë.

Sipas tij, narrativa e kryeministrit bëhet pasi ai nuk ka projekt dhe nuk do që të bëhet debat për problemet e qytetarëve.

“Pra në këto kushte ai nuk mund të vijë para jus, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe thotë, këneta, zhabat, hardhucat, zhapikët. Tani meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën tjetër se po të mos jenë gratë burrat bëhen me bisht, burrat s’bëhen me bisht. Shiheni vetë ju. Pra, muhabete të tilla që si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja, të mos paraqitet projekt para jush. Janë 4 vite që do vijnë. Si e si të shpëtojë për dështimet e tij. Si e si të mbulojë mashtrimet e tij. Ky është muhabeti i tij, se po të ikin gratë një muaj, kur të vijnë gjejnë njerëz me bisht. Pra një narrativë e turpshme, një narrativë prej… s’po e prish gojën për të thënë fjalën që meriton. Këto i bën për të mashtruar qytetarë”, tha Berisha./E.T

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV