Rama vajzave në Kamëz: Bëjini partnerit provën e karakterit, nëse ju thotë hajde …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me gratë në Kamëz, ka përsëritur sërish thirrjen e tij ndaj vajzave për të dashurit e tyre demokratë, duke i këshilluar të largohen prej tyre.

“Nëse ka vajza që kanë simpatizantë demokratë, duhet t’ju bëjnë provën e karakterit për në Europë apo në kënetë. Nëse të thotë hajde në kënetë, si i thua ti? Ti e kupton që ai nuk është mirë, i thua hajt se po të marrë nesër dhe të shkoj të mbytet vetë“, tha ai.

Në fjalën e tij, Rama po ashtu u bëri thirrje të gjitha grave që çdo ditë të punojnë për të shtuar radhët e votave të sigurta për Partinë Socialiste, duke përfshirë edhe gratë demokrate, pasi sipas tij, ajo janë më realiste se burrat e trye.

Çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat. Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pinë raki dhe bëjnë tifo”, tha Rama.

Më tej Rama tha se nuk e kupton se “si mundet një njeri të çohet, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë”, ndersa shton se sipas tij, “më mirë të rri në shtëpi”,

Rama në Kamëz: Për 11 majin, nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni dhe kuptoni sot por çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat.

Lexo edhe :  "Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë"

Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pinë raki dhe bëjnë tifo. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë. Kjo është zgjedhje si do të shkojnë punë t e mira përpara. Në 11 maj kjo është një zgjedhje shumë më e madhe se sa investime do të bëhen….

Nëse ka vajza që kanë simpatizantë demokratë, duhet t’ju bëjnë provën e karakterit për në Europë apo në kënetë. Nëse të thotë hajde në kënetë, si i thua ti? Ti e kupton që ai nuk është mirë, i thua hajt se po të marrë nesër dhe të shkoj të mbytet vetë.

Nuk e kuptoj dot si mundet një njeri normal të çohet në mëngjes, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë. Më mirë të rri në shtëpi apo te kafja dhe të presi sa të jetë diferenca. Si mund të votosh kënetën, nuk e kuptoj. Është mision human t’i ndihmosh akoma ata që janë të verbër që të hapin sytë që nuk mundet kjo punë të shkojë kështu.

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV