Fëmijët probleme me shikimin, 10 % e nxënësve në arsimin 9-vjeçar kanë humbje të të parit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10% e fëmijëve në arsimin 9-vjeçar kanë probleme me shikimin. Ky konstatim vjen nga depistimi i kryer në shkolla, pjesë e programit kombëtar të nisur që prej majit të vitit 2022.

Për vitin 2021–2022 janë depistuar rreth 82.799 nxënës, nga të cilët 8400 rezultojnë të jenë drejtuar për vizitë te specialisti. Ndërsa për vitin akademik 2022–2023, rreth 2422 nxënës kanë dalë me probleme me shikimin nga 20.172 depistime të kryera në total.

Megjithatë, sipas mjekëve, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

“Ky raport mund të jetë më i madh se 10%, sepse neve na rezulton se nga 10 fëmijë, 3 fëmijë rezultojnë me probleme me shikimin. Edhe po ta marrim të mirëqenë që mesatarja është 10%, kjo shifër është shqetësuese. Ka faktorë ambientalë, të ndryshimit të stilit të jetesës, të qëndrimit të gjatë në ambiente të mbyllura, në pajisje digjitale, përpara TV-së, që ka ndikuar të rriten këto shifra dhe të arrijnë në këto nivele”, u shpreh Rubin Topi, mjek okulist.

Sipas mjekut okulist Rubin Topi, miopia po kthehet në një pandemi globale.

“Kjo po kthehet në një pandemi, pra pandemia e miopisë, një rritje progresive në numrin e fëmijëve po kthehet në një problem global. Më shumë se gjysma e popullatës, deri në vitin 2050, do të vuajë nga probleme të miopisë”, tha Topi.

Topi këshillon ekspozimin sa më pak në pajisje digjitale, qëndrimin më tepër në ambiente të hapura, si dhe kontrolle të vazhdueshme për kapjen në kohë të problematikave me shikimin./E.S

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV