“Fushatë me muzikë, balerina e show!”/ Dash Shehi si kursen kritikat: Jemi lodhur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku shumë nga deputetët që do ulen do jenë të rinj.

Por si po shkon puna e partive që duan të thyejnë mitin e “dy elefantëve” PD dhe PS. Cili do jetë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit?

Deputeti Dashamir Shehi tha se populli shqiptar është mërzitur nga të njëjtët njerëz në politikë prej 34 vitesh, të njëjtat fytyra, teksa shtoi se tani strategjia e partive ka ndryshuar, ku nga posterat i bëjnë fushatat me ekrane LED, me balerinë dhe shou.

“Prej 34 vitsh në politikë, ndryshojnë shumë gjëra. E tha edhe Kreshnik Spahiu, janë lodhur, s’ka entuziazëm, ka shumë përsëritje, janë të njëjtët personazhe. Edhe në krahasim me ato në botë, sepse mediat sociale janë njëlloj, nuk kanë ndryshim, si në Angli e Francë, kur bëhet miting njerëzit dalin në rrugë, se atje matet forca. Fjalimet nuk mbahen për mitingje e programe, por për forcë. Atje nuk mbahen fjalime si këtu. Atje ka pjesëmarrje, është festë e demokracisë, është shprehje e popullaritetit. Këtu ka kontestive zgjedhjesh, madje edhe mitingjet janë të paguara. A ke parë, e bën të madh sa të duash mitingun. Kjo është shpesh diferenca. Kemi parë parti që pasi të mbarojnë zgjedhjet, se mitingje bëjnë aktualisht, ku do shihet edhe forca e tyre. Vënë muzikë e disa pankarta dhe thua ti bëhet hataja. Mitingje bëjnë edhe forcat e vogla. Mjafton kapaciteti organizativ dhe paret. Kjo bëhet për të treguar forcën politike. Politika ka humbur substancën dhe ka përfundu te komunikimi”, shprehet Shehi.

Lexo edhe :  Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ai nënvizon se Rama e ka kthyer narrativë BE-në, por realiteti është ndryshe, kurse substanca politike ka humbur.

“Në këto zgjedhje ka nevojë edhe për substancë politike, të mbahet edhe përgjegjësi për ato që nuk janë bërë, e kjo politika jonë nuk e njeh këtë pjesë. Kryeministri psh., shumë që ka premtuar nuk i ka bërë, ka sekëlldi nga fushata, ai e di që s’i ka bërë, por thotë do shkojmë në Europë etj. Ndonjëherë e meritojnë edhe termin turmë se duhet të ketë njerëz që bëjnë edhe kritika e t’i thonë “nuk është kështu”. Tani fushata bëhet me LED e jo me postera, ku shfaqen arritjet me pamje, ose me balerina e kërcime, bëhet shou. Rama e ka kthyer në narrativë BE-në, por nga ana tjetër nuk i ka mbajtur premtimet, gjendja ekonomike duket, shëndetësia, arsimi, bujqësia e të tjera. Unë mendoj se Rama nuk e do BE-në, sepse nuk i do policët e Europës këtu. Europa nuk na fut për Ramën apo ndonjë tjetër, por shpresoj të vijë ndonjë tjetër. Përrallis poshtë e lartë në Shqipëri, pa mua nuk shkojmë dot në BE etj. pse s’na futi për 12 vite ne Rama në BE, pro do na fusë tani? Unë mendoj se Rama po na shet një ëndërr”, tha Shehi./e.t

Të fundit

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Lajme të tjera

Web TV