‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të hapësirave publike në Njësinë 5 të Tiranës. Në një video denoncuese, ai akuzon se tokat publike pranë Fakultetit Juridik po shpallen si prona private nga biznese parkimesh dhe individë të ndryshëm.

Sipas Braçes, situata është alarmante dhe përfshin jo vetëm biznese, por edhe individë të mbështetur nga një sistem që, sipas tij, përfshin zyrtarë të pronave, gjykatat dhe hipotekat. Ai kërkon një hetim të thelluar, nga zona e ish-kinemasë Agimi deri tek Garda e Republikës, për të zbuluar se si është bërë “grabitja e pronës publike”.

Në një status të fortë në rrjetet sociale, ai shkruan:

“DITE-NATE DO MBROJ HAPESIREN PUBLIKE NE NJESINE TIME-5sen!
Këtu, mes pallateve pas Fakultetit Juridik, babëzia e biznesit të parkimeve ka mbërritur. Njërën e kanë marrë biznesmenët e thonë ‘e kemi pronë’, tjetrën dy gra të moshuara e të forta, thonë ‘e kemi pronë’.
Kjo pas meje me një shkrim në krye ‘Gjelbërimi është jetë’, është bërë gati!
NËSE KA NJË KRIM QË I KA TË GJITHË BRENDA – ZYRTARË, HIPOTEKA, GJYKATA – ËSHTË EGZAKTËSISHT KY.
E KAM THIRRJE APO BRITMË PUBLIKE: NGA PALLATET AGIMI E DERI TEK ZONA E GARDËS, HETONI SI ËSHTË GRABITUR PRONA PUBLIKE!
Mua do më keni në krah PËR T’I SHKUAR NË FUND E PËR T’UA KTHYER BANORËVE HAPËSIRËN PUBLIKE!”/e.t

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV