Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla simotra, por nuk i la egoja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se ai nuk u trembet partive të mëdha e jo më atyre të vpgla.

Ne garojmë thuajse në të gjitha qytetet e mëdha. Ne nuk jemi të zhurmshmit e fushatës, nuk biem në sy, por kemi mbështetësit tanë. Në çdo qark kemi kandidatë që kanë qenë deputetë me integritet. Ne nuk i trembemi partive të mëdha e jo më të vogla. Natyrisht, nuk kemi struktura të forta dhe as lekë. Këto na mungojnë, por nuk dorëzohemi.

Në 92’ ishte parlamenti i doktorëve, kurse tani është ai zullumqarëve, por mund të bëhet edhe më keq. Politika merrte nga të gjitha fushat, ndërsa sot nuk i njeh kush, mjafton të shërbejë.

Jam munduar të bashkojë forcat me partitë e tjera simotra, por egoja nuk i la. Ne kemi princip, me listat e hapura. Kishim disa të përbashkëta, por një pjesë donin lista të mbyllura. Ne u bashkuam dy grupe, të tjerët panë interesat e veta. Ndoshta duke menduar se ne jemi të rinj e na pengojnë këta të vjetrit.

Gjithë dëshira ishte për t’u bërë të gjithë bashkë, por pati pengesa dhe fituan partitë e mëdhaja. Nëse do ishim bashkë, do ishte një forcë e madhe opozitare. Edhe Basha vuri ca kushte që nuk u puqëm./E.T

Të fundit

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV