PD në “pikiatë”, a po lind një opozitë e re?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në studion e “Real Story” u diskutuan të dhënat e sondazhit të publikuar të hënën në ABC News, sondimi ky i kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche të dhënat këto që tregonin se Partia Socialiste krijon shumicën e vetme në betejën elektorale të 11 majit.

Analisti i njohur Roland Lami, u shpreh se duke parë bjerrjen e madhe të Partisë Demokratike, ka gjasa që këto zgjedhje të prodhojnë një opozitë të re, e cila të shërbejë më pas në garat e ardhshme si alternativë qeverisëse.

“Unë do shpresoja që të lindi një opozitë e re, sepse në kushtet kur unë shoh që opozita, PD, që nuk është në gjendje të fitojë, dilema është se çfarë do të ndodhë me këtë parti nesër pasi ne na duhet opozicioni, nuk na duhet thjesht për statistikë, por na duhet të krijojë nesër një alternativë  qeverisës dhe të ushtrojë presionin tek qeveria dhe të krijojë idenë se unë nesër qeverisi më mirë se sa ty. Mund të na krijohet një pol i tretë me këto zgjedhje dhe gjasat për mua janë që të ndodh”, tha ai.

Por, ndryshe nga Lami, analisti Frrok Çupi nuk shikon shtigje që mund të krijohet një alternativë e re.

“Nuk shikoj se po lind një alternativë. Tektonikë ka, zhurma ka, luftë ka, etj etj. Nuk janë zëra se po lind një gjë, por janë zëra që po zihen, janë zëra se po luftojnë. Fakti që ka shumë shifra, është se ka shumë zhurmë.

Opozitë e re mund të lind pasi të “vdesin” edhe këta. Praktikisht, sidomos në të djathtën, është provuar disa herë prej vitit 1990 të dalin parti për shkak të grindjeve. Do ta shikojmë se një pjesë e tyre nuk do lindin dot as kësaj here.

Lexo edhe :  Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Po pjesëtohet e keqja në PD. Nuk arriti dot të bëhet alternativë gjatë këtyre viteve dhe e ka të vështirë të bëhet alternativë, jo vetëm ajo”, tha  ai./E.T

Të fundit

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i...

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin...

Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual me fëmijë. Ndaj tij filloi...

Shkodër-Lezhë, makina përplaset me motorin, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas raportimeve, automjeti me drejtues shtetasin A.A., 58...

Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr....

Lajme të tjera

Web TV