Batuta, selfie, trëndafila dhe puthje duarsh!/ Rama inspekton Urën e Bilçës në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama vijoi sot turin e tij elektoral në qarkun e Beratit, ku pjesë e agjendës ishin edhe inspektimet, përveç takimeve me fermerët dhe qytetarët.

Ai inspektoi edhe Urën e Bilçës, investim i ri i qeverisë, që lidhje qytetin me zonat rurale të jugur të Beratit.

Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Ervin Demo, i cili është dorëhequr nga detyra për të kandiduar si deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për PS.

“Ura e Bilçës, një segment tashmë i përfunduar, me të gjithë parametrat urbanë; ndriçim, trotuare të dedikuar për këmbësorët nga të dy anët, e që bashkë me investime të tjera si Bypassi apo rruga e re e Ballabanit, jo vetëm do të lehtësojnë jetën e banorëve, po edhe do të rrisin më tej turizmin”, u shpreh Rama.

Më tej ai shpjegoi se ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, si edhe krijon një lidhje me rrugën e fshatit Drobonik dhe me të gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit të rilindur mijëravjeçar.

Por ajo që ra në sy ishin momentet e takimit të kryesocialistit me banorët e zonës që e prisnin mbi urë, të cilët i përshëndeti, ku spikatën disa vogëlushë, me të cilët ai bëri edhe disa selfie.

Ndërsa një qytetare i kërkon kryebashkiakut që pas urës të bënte edhe rrugën, ai iu përgjigj “avash avash”. Por kryeministri Rama ndërhyri dhe iu drejtuar gruas në fjalë:

“Më the se ke bërë 6 fëmijë?” dhe teksa mori përgjigje pohuese, vijoi: “Po mirë, të gjashtë përnjëherësh i ke bërë ti?!”, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit./E.T

Lexo edhe :  "12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën"

Të fundit

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Lajme të tjera

Web TV