Gjuha agresive politike/ Avokati i Popullit u përcjell partive politike Kodin e Sjelljes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Institucioni i Avokatit të Popullit u ka përcjellë partive kryesore politike shqiptare Kodin e Sjelljes gjatë fushatave zgjedhore.

Përmes një njoftimi, Institucioni i Avokatit të Popullit shprehet se kjo lëvizje ka për qëllim nxitjen e një debate politik të civilizuar, të lirë nga gjuha e urrejtjes, përçarjes apo diskriminimit.

Po ashtu Avokati i Popullit shkruan se Kodi i Sjelljes është një marrëveshje morale që kërkon respektimin e standardeve më të larta të komunikimit publik nga të gjitha partitë, pavarësisht nëse janë ose jo nënshkruese formale të tij.

Njoftimi i institucionit të Avokatit të Popullit:

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Avokati i Popullit u ka përcjellë partive kryesore politike shqiptare Kodin e Sjelljes gjatë fushatave zgjedhore, me qëllim nxitjen e një debati politik të civilizuar, të lirë nga gjuha e urrejtjes, përçarjes apo diskriminimit.

Avokati i Popullit ishte një nga institucionet nismëtare të këtij kodi, në bashkëpunim dhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, si pjesë e angazhimeve të institucioneve publike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm e gjithëpërfshirës. Hartimi i tij është fryt i një procesi të nisur në vitin 2021 në kuadër të Aleancës Kundër Gjuhës së Urrejtjes, me mbështetjen e aktorëve institucionalë dhe politikë.

Kodi i Sjelljes është një marrëveshje morale që kërkon respektimin e standardeve më të larta të komunikimit publik nga të gjitha partitë, pavarësisht nëse janë ose jo nënshkruese formale të tij. Ai bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe në Rekomandimin nr. 15 të ECRI (Komisioni Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës), që Shqipëria e ka pranuar si angazhim ndërkombëtar.

Avokati i Popullit thekson se, në këtë kontekst, zbatimi i Kodit është një detyrim moral e institucional, dhe sjellja gjatë fushatës do të jetë edhe objekt monitorimi nga ECRI (Komisioni Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës) gjatë vizitës së paralajmëruar në qershor 2025.

Lexo edhe :  Tensionet me Vladimir Putin - Donald Trump pyet Zelensky-n nëse mund të godasë Moskën

Në vijim, rekomandohet:

• Zbatimi i angazhimeve të parashikuara në Kod;

• Distancimi nga çdo akt apo gjuhë që bie ndesh me frymën e dokumentit;

• Përdorimi i një gjuhe të denjë, gjithëpërfshirëse dhe respektuese ndaj të gjithëve. /e.t

 

Të fundit

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të ri

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit.  Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve...

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri. Bin Zayed u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri...

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Presidenti ukrainas i ka ngarkuar qeverisë së re detyrën e mbikëqyrjes së kontratave të mbrojtjes në fuqi, si pjesë e një përpjekjeje për të...

Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Një kamion i madh që transportonte qumësht u përmbys në Columbia County, New York. Si pasojë, ky aksident thuhet se ka shkaktuar një “lumë qumështi”. Zyrtarët...

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg. Në një...

Lajme të tjera

Web TV