Mes pasigurisë botërore, FMN optimiste/ Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes pasigurisë botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar është më optimist për ekonominë e Shqipërisë. Në një vlerësim të bërë së fundmi FMN thotë se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.8% këtë vit, dhe jo 3.5% sa ishte parashikimi i janarit të këtij viti.

Motorët kryesor të rritjes ekonomike pritet të jenë të njëjtët turizmit dhe ndërtimi.

Ndërkohë FMN ka ulur pritshmëritë për rritjen globale të ekonomisë për shkak të luftës tregtare të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekonomia e botës thotë FMN do të rritet me 2.8% këtë vit ose 0.5% më pak se parashikimi i janarit.

“Pasiguria dhe paparashikueshmëria e politikave është një shtytës kryesor i perspektivës ekonomike. Nëse vazhdon, kjo rritje e menjëhershme e tarifave dhe pasiguria e shoqëruar do të ngadalësojë ndjeshëm rritjen globale. Duke reflektuar kompleksitetin dhe rrjedhshmërinë e momentit, raporti ynë paraqet një sërë parashikimesh për ekonominë globale. Ne parashikojmë që rritja e tregtisë globale do të ulet më shumë se prodhimi, në 1.7 përqind në 2025-një rishikim i rëndësishëm në rënie që nga Përditësimi ynë i ËEO në janar 2025”, thotë FMN në një analizë të publikuar së fundmi./E.T

Të fundit

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi i automjetit më të mirë...

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia...

“Të dorëhiqet Blushi që të hyjë në Kuvend Meta!”/ Presidenti i PL reagon nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Lajme të tjera

Web TV