24 Prilli – Dita e Aviacionit/ Aviacioni luftarak, nga krenaria te harresa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Më 24 prill Shqipëria përkujton Ditën e Aviacionit, një datë që dikur përfaqësonte krenarinë e Forcave të Armatosura dhe ëndrrën e fluturimit për breza me rradhë.

Por çfarë përfaqëson kjo ditë sot?

Dita përkujtohet ende edhe pse në arsenalin e saj shqipëria nuk ka më avionë luftarak, por nja dy dronë dhe ca helikopterë.

Pak histori

Duke gërmuar nëpër arkiva, dhe duke u mbështetur mbi dëshmitë e drejtuesve më të lartë  të armës së avazcionit, si: Edip Ohri, Gëzdar Veipi, Klement Aliko, Astrit Jaupi etj, kam munduar të dal në disa përfundimi. Që do të thotë:

Që në vitin 1920 në Shqipëri janë bërë përpjekje për të organizuar Aviacionin Ushtarak. Por Forcat Ajrore nuk arritën të krjohen asnjëherë, ndonëse formalisht ajo ishte edhe në tri dekretligjet, që u miratuan në vitet 1931, 1934 e 1937. Aviacioni Luftarak Shqiptar u krijua pas Luftës së Dytë Botërore më 24 prill të vitit 1951. Ishte piloti i parë Peço Polena i cili fluturoi me një avion të ushtrisë shqiptar, të montuar e përgatitur nga specialistët  vendas. Reparti i parë ushtarak i aviacionit u krijua në Tiranë në vitin 1951, në Aerodromin e Laprakës, ndërsa Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë. Ai do të pasohej më pas me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve, Regjimentin e Gjadrit, të gjithë me avionë e helikopterë të prodhimit lindor.

Natyrisht përderisa “de fakto” deri në vitin 1961 Shqipëra ishte pjesë përbërëse e Traktatit të Varshavës.

Përbërja

Shqipëria kishte një flotë me mbi 240 mjete fluturuese në kulmin e fuqisë së saj ushtarake. Ishin kohë kur pilotët stërviteshin në disa baza, kur uniforma e aviatorit ishte simbol force dhe disipline, dhe kur tingulli i avionëve MIG që fluturonin mbi shpejtësinë e zërit krijonte një ndjesi sigurie dhe krenarie.

Në vitet ’70-’80, Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 72 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrilje luftarake me 12 avionë MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15, 4 avionë transporti IL-14 për transport qeveritar, apo për studime ushtarake dhe gjeografike. Në Tiranë, në Aerodromin e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë AN-2 për transport trupash, apo në ndihmë të ekonomisë, ndërsa në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte edhe dy skuadrilje me avionë me helikë JAK-81, që shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Farkë ishin rreth 36 helikopterë MI-4, ndërsa në Rinas kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28.

Lexo edhe :  Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Madje Shqipëria poseidonte edhe 1 ofiçinë për kapitalin e të gjithë tipeve të avionëve.

Gjatë gjithë historisë së aviacionit ushtarak shqiptar që nga krijimi i tij zyrtar në vitin 1951 kanë rënë në krye të detyrës 39 pilotë.

Reliket

Sot, nga avionët MIG e JAK nuk ka mbetur më asgjë. Ose ato që kanë mbetur janë vendosur aty këtu për zbukurim. Natyrisht, një avion prodhim i vitit 1970 nuk mund të fluturojë më sot, edhe nëse ke mundësinë e nja remonti kapital tërësor. Sepse jemi në një kohë kur teknologjia ajrore ka përjetuar një revolucion të paparë.

Mbas 30 vjet shërbimi, edhe MIG-21, – qw ishte avioni mw i sofistikuar luftarak qw kishte Flota Ajrore Shqiptare, – u cilwsua si teknologji e prapambetur. Në nëntor 2005 kur u mor vendimi për mbylljen e fluturimeve me avionë reaktiv, u lanë në konservim si rezervë për fluturim: 2 MIG-21, 8 MIG-19, 4 UTIMIG-17, 6 MIG-17 dhe 4 AN-2.

Por pyetja që shtrohet është: pse nuk ka pasur një vizion për të pasur një aviacion të ri, të përshtatur me kohën dhe nevojat moderne?

Dikur, aviacioni ishte krenaria e ushtrisë shqiptare. Sot, duket se është një kapitull i mbyllur. Por a duhet të jetë kështu? Në një botë ku hapësira ajrore mbrohet me teknologji të avancuar, Shqipëria nuk mund të mbetet jashtë logjikës së sigurisë kombëtare dhe rajonale. E aq më tepër sot, kur flitet hapur rreth mundësisë së një konflikti botëror.

Aktualitet

Flota ajrore e ushtrisë shqiptare sot ka një numur modeste me rreth 20 helikopterë, të dedikuar kryesisht për operacione shpëtimi dhe logjistikë, jo për mbrojtje apo dominim ajror.

Avionët reaktivë janë zhdukur nga horizonti ynë, ndërsa baza të tëra ajrore janë kthyer në relike të së shkuarës. Nuk prodhohen më pilotë ushtarakë, nuk ka shkolla të specializuara, dhe nuk ekziston më një strategji për një aviacion modern ushtarak.

U rehabilutua vetëm Baza Ajrore e Kuçovës, si një pikë strategjike në mbrojtje të paqes dhe të operacioneve të NATO-s. Por pa avionë shqiptarë dhe pa pilot shqiptarë gjithashtu.

Tanimë Dita e Aviacionit duhet të shërbejë jo thjesht si një përkujtim i së shkuarës, por si një thirrje për reflektim dhe rindërtim. Historia nuk duhet të na mbajë peng, por të na frymëzojë për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe më të denjë për brezat që do të vijnë.

Kjo mudn të duket dhe si një retorikë e panevojshme, por më e nevojshme është pajisja me armë moderne e Ushtrisë Shqiptare.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV