Berisha nga Saranda: Hiqet mesatarja, të gjithë të rinjtë të shkollohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët e Sarandës këtë të enjte.

Ai premtoi se të gjithë të rinjtë do të shkollohen pasi do të hiqet mesatarja e shkollës. Në lidhje me bizneset, Berisha theksoi se me PD Shqipëria do të kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë.

“Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, do bëjmë gjithçka që të rinjtë të shkollohen, hiqet mesatarja, bursa 200 euro për student, çdo sipërmarrës do paguhen sigurimet për të rinjtë, një popull pa rini s’ka të ardhme, bashkitë s’mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros taksë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. Tatim fitimi zbret nga 23 në 10%”, tha Berisha.

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt kandidatëve tanë që janë krenaria e vërtetë e ASHM-së, krenari e qytetarëve të rrethit Sarandës, qarkut të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë.

Të flasësh në Sarandë, për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore është më e bazuar se kudo tjetër, pasi në çdo pamje që të shohësh këtë rreth ka madhështi të përjetshme. Saranda, ka një trashëgimi kulutore, natyrore, të jashtëzakonshme. Saranda është treva e bizhuve më të bukura të kulturës së njerëzimit. Ka parkun kulturor natyror më mahnitës, të cilin ndofta, nuk e ka asnjë vend tjetër në botë.

Saranda ka madhështinë e njerëzve të vet. Këtu në këtë trevë, shqiptarë, grekë, rumunë, njerëz me prejardhje të ndryshme jetojnë në paqe, harmoni në shekuj. Në këtë kontekst, Saranda dhe jugu është një universitet madhor i lirive dhe të të drejtave njerëzore, respektit reciprok. Pra, kjo është Saranda që trashëgojnë sarandiotët, që trashëgon Shqipëria. Po, cila është Saranda jonë sot?

Saranda, sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkri jetën e tyre, energjitë e tyre, në këtë qytet dhe në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension, më qesharakun, më të pamerituarin. Miq, nuk do të harrojmë një gjë. Ne që jetuam ditkaturën staliniste të Enver Hoxhës, ne e përmblidhnim atë me një term të përgjithshëm, diktaturë. Por, në fakt ajo ishte diktaturë e luftës së klasave, por ishte po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit dhe të varfërisë që iu impononte shqiptarëve me hiperkolektivizimin e vet.

Sot, nuk ka hiperkolektivizim. Por, sot, pensionisti, punëtori në ndërtim, punëori i fermës, sot, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm. I cili, e detyron atë, t’u thotë nipërve, mbesave: shkoni, se kaq kam. Këtu nuk ka më për ju! Merrni rrugët e botës!
I cili, e le këtë zonjë, këtë zotëri, e le pa ilaçe. Këtë javë nuk po i marr ilaçet, se nuk arrij. Cili është ai që arrin të marrë ilaçet me një pension mesatar 172 mijë lekë? Cili është ai që mund të kënaqë veten, apo njerëzit e tij me një pension qesharak si ky? Mos të harrojmë se, 57% e këtyre burrave dhe grave nuk marrin 172 mijë lekë, jo. 57% e pensionistëve i kanë pensionet shumë më të vogla, të pjesshme dhe të pjesshme.

Lexo edhe :  Spitali i Gjirokastrës, Rama: Do u shërbejë mbi 60 mijë banorëve

Pra, çfarë ndodhi këtu me këtë vend? Si ka mundësi që, përsëri u rikthye pa mëshirë skamja, varfëria ekstreme? Po, po! Sepse, çmimet nga viti 2013 gjer sot, janë mbidyfishuar ushqimet dhe gjërave bazë. Litri i qumështit është dy herë më shumë, kilogrami i mishit po kështu, buka po kështu dhe ushqimet me radhë.

Ekonomistët kanë faktuar se në qoftë se, pensioni duhet të ndiqte rritjen e çmimeve, të ishte pak më shumë, ai sot duhet të ishte 390 mijë lekë. Pra, një pensionist që merrte në vitin 2013 nëj pension 143 mijë lekë, për të jetuar sot siç jetonte atë vit, duhet të kishte një pension 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo? Çfarë pati Shqipëria që nuk ndodhi? Pati ndonjë luftë? Jo, nuk pati. Çfarë pati ky vend?

Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën, u vodhën, sa asnjë qytetar tjetër në Europë. Po, pse qytetari i Malit të Zi, që merrte një pension 138 mijë lekë në 2013, merr sot, 450 mijë? Pse qytetari i Maqedonisë së Veriut, që merrte një pension 130 mijë lekë në vitin 2013, merr sot 380 mijë lekë? Po pse, qyetetari serb, që merrte në vitin 2013, një pension 135 mijë lekë, merr sot 405 mijë lekë? Pse këta? Këta nuk patën kryeministra, si puna e e ktij që t’u thotë: shqiptarët janë dembela. Çfarë dembelash janë pensionistët? Të vret Zoti të nxjerrësh një fjalë të tillë për ta. Por, je hajdut ti, i vjedh ti dhe nuk u jep paratë që meritojnë./E.S

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV