Dështim 0-3 kundër Milanit në gjysmëfinale, Inzaghi: E merituan, na vjen keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Simone Inzaghi e pranoi me respekt humbjen 0-3 në derbin ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri i Interit u tregua i kujdesshëm duke pranuar kritikat.

“Në pjesën e parë duhej të ishim më të saktë, krijuam disa raste dhe nuk i shfrytëzuam për disa centimetra. Na vjen keq, sepse përballë tifozëve tanë donim me gjithë forcën të arrinim finalen, por nuk ia dolëm. Do të përpiqemi të ecim përpara në mënyrën më të mirë”.

I pyetur për atë që nuk funksionoi në pjesën e dytë, trajneri zikaltër u përgjigj: “Në pjesën e parë luajtëm më mirë, më pas provuam të ndryshonim diçka, por nuk kishim të njëjtën qartësi. Portieri i tyre bëri një pritje të shkëlqyer. Urime Milanit, që e meritoi finalen, do të vazhdojmë rrugën tonë”.

Në fund, një mesazh besimi për të ardhmen e afërt: “Na vjen keq të humbasim një derbi. Tani do ta analizojmë dhe do të përpiqemi të përmirësohemi si gjithmonë. Është hera e parë këtë sezon që humbim dy ndeshje radhazi. Do të jetë e rëndësishme të fshijmë gjithçka dhe të rifillojmë, jam i sigurt që do ta bëjmë”. m.p.

Të fundit

Sherri masiv në Lundër, 19-vjeçari që përfundoi në spital është i biri i ish-deputetit

Një sherr me sende të forta u raportua këtë të premte në Farkë. Disa persona ende të paidentifikuar u...

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një kapitull i rrallë dhe prekës...

Publikohet video, Xhelal Mziu dhe nipi i tij i vërsulen 33-vjeçarit pas takimit elektoral

Janë publikuar pamjet ku deputeti demokrat, Xhelal Mziu, dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme...

Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq! Reagon kisha: Janë ndihma humanitare

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka denoncuar se Partia Socialiste u shpërndanë qytetarëve në Maliq miell në këmbim të votës. Sipas tij, shpërndarja...

Pas Big Brother VIP, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel!

Spektakli "Portokalli" ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm, sepse prej vitesh na...

Lajme të tjera

Web TV