“Do e kishte fituar BBV me mua në krah”, Valbona zbulon nëse ka patur kontakt me Laertin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ai do kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe”, kështu u shpreh Valbona Mhilli teksa ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe komentoi pak deklaratat që Laert Vasili ka bërë një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”.

Pjesë nga intervista:

Valbona: Kur e pyeta në shtëpi nëse do të kthehej pas do të bënte përsëri të njëjtin veprim tha ‘pa diskutim që po’.

Po të mos ishit ndarë, do të kishit qenë të dy në finale?

Valbona: Ai do të kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe. Megjithatë edhe renditja e tij, fakti që u rendit i treti do të thotë që ai e fitoi Big Brother-in e tij. Ka një lloj të drejte, se një lojtar duhet të jetë i vetëm nga nisja deri në fund. Unë dhe Laerti kemi qenë dy lojtarë se nuk është se unë nuk kam patur ndonjëherë nevojën e askujt, të kisha një aleat në krah, të më mbronte apo të sulmonte për mua. Nga ana tjetër edhe Laerti, edhe pse ka patur gjithmonë Rozanën mbështetëse dhe kanë qenë aleatët e vetëm nga nisja në fund. Besoj se asnjëri nga ne nuk e ka dashur atë lojtarin dy në një, por Big Brother ky është, të vë në sprova të tilla. Megjithatë ne na vuri Gjesti.

Ju nuk keni patur kontakt pasi keni dalë nga BBV?

Valbona: Unë e kuptoj Laertin kur del e bën këto deklarata. Unë kam dy javë e gjysmë, po bëj tre javë që kam dalë nga shtëpia dhe ai ka dëgjuar të gjitha intervistat. Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin.

Lexo edhe :  I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

Keni një lloj ‘mllefi’ me njëri-tjetrin, ka patur në të gjithë historinë tuaj në shtëpinë e BBV, vërtetë ndonjë ndjenjë të mirëfilltë, apo e gjitha ishte në kuadër të lojës?

Valbona: Absolutisht që ka patur një simpati për Laertin, se ndryshe nuk do ishim zgjedhur e rizgjedhur. Ka patur shumë sinqeritet brenda asaj shtëpie dhe një konsideratë shumë e lartë. Unë nuk them se kam qenë e dashuruar, se duhet të na kuptoni, të mbyllur në atë shtëpi, aty edhe mund të afeksionohesh me murin./E.Ç

Të fundit

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikim e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Me anë të një...

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’

Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat. Qyteti Foshan është më i godituri, ku...

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

BE-ja ka kundërshtuar ndryshimet territoriale ose demografike në Gaza, qëndrim ky në përgjigje të planeve të Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka vendosur për pushtimin...

Me Trumpin që sjell kaos, një pyetje për Demokratët amerikanë: kur do mësoni ndonjëherë?

Timothy Garton Ash Asgjë nuk është më e padurueshme sesa dikush që thotë: “Ta thashë”; prandaj ju lutem më falni që do të jem i...

Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal!/ Bie pre e memes në internet për “martesat me zor”

Një meme që qarkullonte në internet për draftin e Kodit të ri Penal për një nen jo ekzistent të quajtur “martesat me zor”, është...

Lajme të tjera

Web TV