“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës si dhe me banorët e zonës së Karpenit.

E shoqëruar nga kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, Spiropali theksoi se Kavaja është gati të shënojë një nga fitoret më të mëdha në historinë e Partisë Socialiste.

“Skuadra e Kavajës është oferta më e mirë dhe një vlerë e shtuar për qarkun e Tiranës. Ne besojmë se këtë herë, Kavaja dhe Rrogozhina do të maksimizojnë fitoren për Partinë Socialiste, sepse qytetarët janë të vetëdijshëm për zgjedhjen që duhet bërë: O me Shqipërinë europiane, o me hallet e një njeriu dhe familjes së tij,” u shpreh Spiropali para qytetarëve.

Në fjalën e saj, Spiropali nënvizoi se Partia Socialiste ka dhënë prova konkrete për zhvillimin e Kavajës dhe do të vijojë të investojë në projekte që përmirësojnë jetën e komunitetit.

Ajo përmendi Planin e Rritjes të Bashkimit Europian si një mundësi historike për investime të mëdha dhe rritje të mirëqenies.

“Bashkimi Europian është një ndër angazhimet tona më konkrete. Kavaja nuk është më peng i askujt, është koha për zhvillim, dinjitet dhe një vend në Bashkimin Europian. Kavaja është pjesë e Planit të madh të Rritjes së BE-së, një mundësi e artë edhe për qytetin që të rritet, të zhvillohet dhe të jetojë më mirë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një Kavajë të zhvilluar dhe të lidhur me të ardhmen europiane.” tha Spiropali.

Në vijim të vizitës, Spiropali dhe kandidatët vizituan në Qendrën Spitalore Rajonale, ku u njohën nga afër me përmirësimet në shërbime dhe kushtet e punës së personelit mjekësor, duke theksuar se kujdesi shëndetësor mbetet një prioritet për qeverinë socialiste./E.S

Të fundit

Historia e spiunit në zyrën e Hitlerit, si e zbuloi planin e sulmit të Bashkimit Sovjetik

Një libër i ri zbulon historinë e patreguar të një agjenti që kaloi vite pranë nazistëve, duke siguruar inteligjencë...

Ermal Meta bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri

Në një intervistë për Vanity Fair, këngëtari Ermal Meta ka ndarë për herë të parë një histori shumë intime të jetës së tij: rrugëtimin...

Kush është i dërguari special i Trump që do takohet në Moskë me Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në Kremlin, si pjesë e përpjekjeve...

56-vjeçari gjerman përplas me makinë këmbësoren në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit". Një 56=vjeçar me origjinë gjermane ka përplasur...

“Industri ushtarake në Shkodër”, Rama: Deri në 2029 taksa do vijojë të jetë zero

Në takimin e mbajtur sot me bizneset e vogla në Shkodër, kreu i qeverisë tha se janë në diskutime që në këtë qytet të...

Lajme të tjera

Web TV