“Mos fotografoni votën, është vepër penale!” Celibashi i bën thirrje diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë ditën e sotme një konferencë për gazetarët në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit.

Celibashi ka bërë të ditur se në zonat e Vorës dhe Njësisë 10 në Tiranë, ku që nga zgjedhjet e 2023 votohet në mënyrë elektronike, janë ngritur qendrat e testimit të votimit.
Më tej Celibashi ka folur për votimin në diasporë, ku ka thënë se 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marrë zarfin dhe kanë votuar 12.5% e tyre.

Sipas Komisionerit janë konstatuar raste të shpërndarjes me vonesë të zarfave në Greqi, ku Celibashi ka bërë të ditur se KQZ ka kontaktuar kompaninë private të shpërndarjes për të pasur në vëmendje situatën.

“Zgjedhësit që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Kanë mbërritur deri tani në KQZ 19.025 zarfa votimi, deri në fund të ditës do të jenë 22 mijë, që përbëjnë 12.5% të votuesve. Problematika me shpërndarjen e zarfave të votimit është më e madhe në Greqi, sipas raportimeve, ku kemi kontaktuar kompaninë për ta pasur në vëmendje situatën.”-tha Celibashi.

Më tej Celibashi ka folur për komunikimin e KQZ-së me SPAK mbi hetimet lidhur me problematika zgjedhore. Ai tha se me SPAK kanë komunikim të vazhdueshëm dhe për raste konkrete. Sipas informacionit që disponon, Celibashi ka nisur një numër procedimesh që SPAK është duke i ndjekur.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi pasur një komunikim për një çështje konkrete. Ndërkohë, në një komunikim të sotëm, SPAK mund ta bëjë vetë me dije që janë një numër procedimesh të cilat janë duke i ndjekur. Bazuar edhe në denoncimet e subjekteve zgjedhore dhe në raste të bërë të ditura në media.”-tha Celibashi.

Lexo edhe :  Dhëndri shijon lirinë pas një viti "arresti shtëpiak", shëtitje me Berishën në Tropojë

Nga ana tjetër, Celibashi ka sqaruar edhe një rast ku një votues ka bërë të ditur se ka shkuar zarfi i votimit në diasporë pa fletëvotimi. Sipas Celibashit, një rast i tillë mund të jetë spekulim nga ana e zgjedhësit.

“Ka pasur një rast ku zgjedhësi ka bërë të ditur se i ka shkuar zarfi pa fletën e votimit. Në fakt, lidhur me këtë rast ne nuk kemi asnjë fakt nëse është gabim i KQZ-së apo spekulim i zgjedhësit, por nëse do të jetë spekulim, sërish nuk mund të keqpërdoret edhe nëse i dërgojmë një fletë të dytë, sepse elementët e sigurisë nuk e lejojnë që të regjistrohet si një votim i bërë dy herë.”-tha Celibashi.

Nga ana tjetër, Celibashi është ndalur edhe tek rastet e atyre votuesve që kanë publikuar votën e tyre, ku ai thekson se publikimi i votës është një vepër penale. Komisioneri u ka bërë thirrje partive politike që të mos inkurajojnë këto veprime te votuesit e tyre.

“E ribëjmë me dije dhe njëherë se fotografimi i votës dhe ajo çka po bëjnë ata në rrjetet sociale, në gjykimin tim, përbën një vepër penale, por nuk jam unë autoriteti që vendos për këtë çështje. Unë e shoh si një veprim që e klasifikoj si vepër penale. Është i ndaluar rreptësisht publikimi i votës.”-tha më tej ai. m.p.

Të fundit

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke...

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Lajme të tjera

Web TV