Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

Albanian religious leaders look at Pope Francis arriving for a Mass in mother Teresa square, Tirana, Sunday, Sept. 21, 2014. Pope Francis arrived Sunday in Albania on his first European trip, designed to highlight the Balkan nation's path from a brutal communist state where religion was banned to a model of Christian-Muslim coexistence for a world witnessing conflict in God's name. (AP Photo/Alessandra Tarantino)

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

Vendimi u mor në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, me propozim të Kryeministrit.

Gjatë kësaj dite zie flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër në shenjë respekti./E.T