Rama takim në Elbasan: Arsyeja pse jemi parti kaq e mirë është falë kaq shumë grave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nga takimi me gratë dhe vajzat në Elbasan, ka ironizuar opozitën duke thënë se një sallë të tillë, kaq plotë, nuk e kapin dot kurrë.

Gjithashtu ai deklaroi se fakti që PS është kaq e organizuar është falë grave dhe vajzave që janë në poste drejtuese.

Rama: Erdhi këneta para ca kohësh, i kishte mbledh burrat nga të gjitha anës. Por kaq plot dhe kaq të bukur nuk e kap dot kurrë.

Dua t’ju them shumë drejtpërdrejtë, pavarësisht se të tjerët përpiqen të thonë të kundërtën, nuk do ishte arritur dot nëse ne nuk do arrinim të bënim fuqizimin e grave dhe vajzave.

Është e rëndësishme që e kanë kuptuar burrat që grave nuk u duhen lënë vetëm punët e shtëpisë, por duhet të ndajnë misionin, sfidat dhe gjykimet për të marrë vendimet e duhura.

Pikërisht pse kemi kaq shumë gra në drejtim, kam besim që do të kemi partinë më të mirë historikisht në këto zgjedhje në organizim. 52% të listës së mbyllur e kemi me gra dhe vajza dhe besoj se sot Shqipëria është në një moment historik dhe nuk duhet ta humbasë. Sepse më 11 maj votojmë për të gjitha gjërat.

Do votojmë patjetër edhe për të gjitha ato që ka nevojë ky qark, Elbasani, Peqini, Belshi, Gramshi, Librazhdi, por aty ku duhet këmbëngulja e të gjitha grave, është se do të votojmë për një mundësi që fati e desh që të na vinte neve në dorë, për t’i dhënë pasaportën europiane të gjithë fëmijëve të Shqipërisë./E.S

Të fundit

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

Lajme të tjera

Web TV