Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si një nënë e tre fëmijëve, binjakeve Arba e Iris dhe djalit, Dren, deputetja e PD ndan me programin “Rudina” në Tv Klan sfidat e mëmësisë.

Me shumë thjeshtësi, Jorida shprehet se nuk bën asgjë të jashtëzakonshme apo të ndryshme nga nënat e tjera. Rrugëtimi i mëmësisë ka qenë me mësime që nuk kanë ardhur prej këshillave, por prej përjetimeve. Përjetimi i shtatzënisë së parë me binjaket ka qenë i paharrueshëm, sidomos nga reagimi i të atit.

Jorida Tabaku: Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime, nuk kam për ta harruar kurrë. Ka qenë një emocion i veçantë ku morëm vesh që ne prisnim binjake. Unë dhe bashkëshorti im, Saimiri e kishim marrë vesh dhe ia kisha thënë vetëm sime motre, prisnim që të kalonin pak ato javët e para derisa ta ndanim me të tjerët. Për mua momenti më i bukur ka qenë kur e mori vesh babi i cili mbushi sytë me lot që është një person që ti mendon që është kaq i ftohtë dhe që kur u prek në atë moment, ka  qenë një nga momentet më të bukura për mua, nuk kam për ta harruar kurrë.

Ardhja e Drenit e vendosi përballë disa mendimeve nëse dashuria, e cila ishte përqendruar te vajzat, do të mjaftonte për të tre, por ai ia vodhi zemrën menjëherë.

Jorida Tabaku: Kur unë kam marrë vesh që prinim vajza  binjake unë mendova që ne e kurorëzuam dhe familja do të ishte aq. Sigurisht që isshim jashtëzakonsiht të kënaqur dhe ne të gjitëhë lodhjen, energjinë, dashurinë e projektuam tek Arba dhe tek Irisi. Në momentin kur mora veh që do të vinte edhe Dreni,  pyeta veten a do t’i dua të tre njësoj  sepse ishte një eksperiencë komplet e re por Dreni është një dashuri dhe nuk di që të ketë djalë dhe gjithë nënat e djemve e dinë sesi e rrëmben zemrën dhe nuk di të ketë djalë që mos ta dojë nëna apo babai në atë mënyrë./tvklan.al/E.S

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV